Kuvendi miraton Projekt-Buxhetin 2016, rrëzohet hetimi për ÇEZ

464
TIRANË – Pas seancës që ka zgjatur më shumë se rreth 14 orë, votimi në Parlament u mbajt në orën 02:00 për projektligjet e diskutuara në rendin e ditës. Debate të ashpra dhe kundërshtime janë ngritur nga ana e Partisë Demokratike mbi Pr. buxhetin e vitit 2016, të propozuar nga qeveria Rama.
Kuvendi miratoi në parim me 84 vota pro, 41 kundër dhe 1 abstenim projektligjin për ‘buxhetin e vitit 2016’ ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm në momentin e votimit 125 deputetë. Një tjetër projektligj tepër i diskutuar ishte dhe ‘hetimi ndërkombëtar i CEZ’ i cili mori vetëm 52 vota pro, 63 kundër dhe 1 abstenim duke u rrëzuar si projektligj.
Projektligji për ‘taksat vendore’ u miratua me 85 vota pro, me 85 vota pro u miratua dhe Projektligji ‘për akcizën’. Projektligji për ‘sigurimet shoqërore’ mori, 85 vota pro, 37 kundër. Projektligji ‘për pronat’ u miratua me 79 vota pro, 43 kundër. Projektligji për ‘kodin e punës’ u miratua me 85 vota pro, 37 kundër, Projektligji për ‘kodin e familjes’ u miratua me 86 vota pro.. Projektligji për ‘paketën fiskale’ u miratua me 85 vota pro. Parlamenti me propozim të majtëve emëroi si anëtare të KQZ me 79 vota pro dhe 39 kundër Edlira Jorgaqin, dhe Klement Zgurin anëtartë KQZ-së me propozim të opozitës i cili arriti të marrë 101 vota pro.
Sigal