Kuvendi/ Miratohet kalendari tre javor, përfshihet kërkesa e PD për referendum për mbetjet

367
Sigal

 

Gazeta Telegraf/

Miratohet kalendarii tre
javor, ku përfshihet dhe kërkesën e PD-së për të hedhur në votim kërkesën për një
referendum të mbetjeve


Gjithashtu konferenca vendosi për
zgjatjen e afateve për dy Komisionet hetimore për CEZ.


PD dorëzoi javën e kaluar
kërkesën dhe kërkoi të hidhej në votim seancën e kaluar, por kjo nuk u pranua.


Grupi parlamentar i Partisë
Demokratike vlerëson se lejimi i importit të grupeve të caktuara të mbetjeve në
territorin e Shqipërisë cenon interesin publik për shkak se cenon interesin e
brezave të sotëm dhe të ardhshëm, krijon premisë të qartë të shfrytëzimit të
këtij aktiviteti nga grupet kriminale ndërkombëtare të importimit të mbetjeve
të rrezikshme. Bie ndesh me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Ky fakt
nënkupton se lejimi ose jo i llojeve të caktuara të mbetjeve është çështje me
interes publik dhe për pasojë, ajo konsiderohet një çështje me rëndësi të
veçantë.