Kuvendi mbyll sesionin, miratohet ligji për turizmin, Meta: Pushime të mbara, qetësohuni

403
Me 79 vota pro të shumicës dhe 13 kundra nga opozita, parlamenti miratoi në sean cën e tij të fundit për këtë sesion ligjin e ri për turizmin.
Përkundër debateve të shumta gjatë gjithë seancës mes dy kampeve, shumic a arriti të finalizojë kalimin e ligjit me forcën e kartonit.
Në përfundim të seancës, kryeparlamentari Meta u uroi pushimet deputetëve, duke i ftuar ata ti shfrytëzojnë për qetësim deri në nisje të sesionit të ri të hënën e parë të shtatorit.
“Faleminderit për punën dhe kontributin gjatë seancës së sotme dhe gjatë gjithë këtij sesioni. Ju uroj pushime të mbara, të qetësohemi të gjithë, të reflektojmë dhe me energji të reja pozitive të fillojmë të hënën e parë të shtatorit sesionin e ri”.
Sigal