Kuvendi mbyll sesionin, miratohen ndryshimet në kodin penal

502
Sesioni i VI-te i Kuvendit i mbylli punimet të hënën pasdite me miratimin me konsensus te te gjitha pikave te rendit te dites te parashikuara ne seancen e sotme. Me 97 vota pro, 1 vote kunder dhe 1 asbstenim u miratuan ndryshimet ne Kodin Penal, që parashikojnë uljen e dënimit për veprën e armëmbajtjes pa leje. Me 100 vota deputetët miratuan pr/ligjin “Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e Forcave Ushtarake të Britanisë së Madhe dhe një njësie detare gjermane në stërvitjen e përbashkët detare “Albanian Lion 2016”, që do të mbahet më 17 shtator-8 tetor 2016.
Shtesa e marrëveshjes së koncesionit mes ministrisë së Energjisë dhe ACR Holding, S.R.L, si koncensionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e minierës së kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë u miratua me 95 vota dhe 2 abstenime. Marrëveshja parashikon shtyrjen edhe me 10 vite të afatit të koncesionit për shfrytëzimin e kromit në zonën e Bulqizës.
Pr/ligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për ndërtimin, operimin dhe transferimin e Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës” u miratua me 95 pro dhe 2 abstenime.
Me 97 vota pro dhe 2 vota kunder u miratua pr/ligji që mundëson “rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, ndërsa ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Fondit Global kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries, u miratua me 98 vota. Sesioni i ardhshëm i Kuvendit rinis të hënën e parë të shtatorit, më datën 5
Sigal