Kuvendi mbyll punimet për 2015, sot seanca e fundit parlamentare, miratohet amnistria

465
Kuvendi mblidhet të hënën në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ku pritet miratimi i pr/ligjit “Për dhënie amnistie”, nga e cila parashikohet të përfitojnë rreth 720 të dënuar.
Rendi i ditës parashikon gjithashtu ratifikimin e disa marrëveshjeve, si ajo mes palës shqiptare dhe qeverisë së Singaporit ‘për shërbimet ajrore’; ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes me Fondin për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të Bulevardit Verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës”, ratifikimin e Konventës së KiE-së kundër trafikimit të organeve njerëzore dhe asaj me Hungarinë për mbrojtjen shoqërore’, etj.
Edhe sot, ashtu sikurse ndodhi në seancën e fundit të Kuvendit, Partia Demokratike pritet të zhvillojë protestën e radhës para selisë së parlamentit, ku kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe një qeveri teknike.
Sigal