Kuvendi mblidhet sërish më 13 mars, pritet protesta e radhës e opozitës

327

Ndërsa protesta e opozitës u mbyll pas tre orësh e gjysmë, Kuvendi njofton se seanca e radhës e Parlamentit nuk do të jetë të enjten e 14 marsit, por të mërkurën më 13 mars 2019.

Vendimi është marrë pasi e enjtja e Kuvendit, përkon me datën 14 mars që është festë zyrtare në vend.

Nuk dimë nëse opozita do të zhvillojë një tjetër protestë më 13 mars ashtu siç ka paralajmëruar, pasi gjatë protestës së sotme kryedemokrati Basha ftoi qytetarët t’i bashkohen sërish një manifestimi, por më 16 mars.

Gjatë protestës së sotme ka pasur flakë e tym tek parlamenti. Protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi. Po kështu ata kanë lagur me ujë efektivët e policisë dhe kanë hedhur ndaj tyre sende të forta e drurë. Potestuesit hodhën vazhdimisht shashka e tymuese në oborrin e parlamentit dhe me vuvuzela kërkuan edhe kësaj radhe largimin e kryeministrit me thirrjet: “Rama ik!”.