Kuvendi mban një minutë heshtje për nder të ish- deputetit Dritan Prifti

686
Në nisje të seancës plenare, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të ish deputetit Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë. Ditën e sotme do të mbahen homazhe në nderim të figurës së ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti.
Mësohet se homazhet do të mbahen sot tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë. Bëhet e ditur se varrimi i Priftit do të zhvillohet në orën 13:00.
Kujtojmë se edhe pas nënshtrimit të kurave intensive në Itali dhe Gjermani muajve të fundit, fatkeqësisht Prifti nuk mundi t’i bëjë ballë Leuçemisë.
Sigal