Kuvendi: Mandati i Kokëdhimës, do shqyrtohet më 6 prill

426
Kuvendi: Çështja do shqyrtohet më 6 prill nga Këshilli i Mandateve
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, duke theksuar se kërkesa e opozitës për heqjen e imunitetit për deputetin Koço Kokëdhima do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve më 6 prill.
Përmes një komunikate për shtyp, Kuvendi i Shqipërisë shpreh keqardhje për akuzat e bëra duke shtuar se nga ana e tij Kryeparlamentari Meta ia ka kaluar për shqyrtim çështjen Këshillit të Mandateve.
“Kuvendi Shqipërisë, shpreh keqardhjen për deklaratën e Partisë Demokratike, të bëra nëpërmjet z. Edmond Spaho, nënkryetar i Kuvendit, lidhur me kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.
Bëjmë me dije opinionin publik se “Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta prej kohësh i ka hapur rrugën procesit dhe e ka përcjellë kërkesën e PD-së, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, tek Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, duke dëshmuar në këtë mënyrë që, në asnjë rast nuk ka mbajtur një standard të dyfishtë, sikundër pretendohet, në trajtimin e kërkesave të ngjashme.
Gjithashtu bëjmë me dije se, kjo çështje, për pamundësi objektive të paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, do të trajtohet në mbledhjen e këtij Këshilli në datën 6 prill 2015.” thuhet në komunikatën për shtyp. 
Sigal