Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për publikun me rastin e Festave të 28-29 Nëntorit

443
Sigal

 

Kuvendi
i Shqipërisë organizoi ditët e dyerve të hapura pranë Sallës së Seancave
Plenare me rastin e festave të 28 -29 Nëntorit.

 

Me
dhjetëra qytetarë të të gjitha grupmoshave nga të gjitha krahinat si edhe
turistë të huaj kanë vizituar gjatë ditës së hënë ambientet e Sallës së
Seancave Plenare për t’u njohur më nga afër me ambientet ku zhvillohen
punimet e Parlamentit çdo javë.

 

Salla
e Seancave Plenare do të jetë edhe të mërkurën e hapur për qytetarët nga ora
17:00 deri në orën 21:00.