Kuvend – Veç Braçes, të tjerët heshtin para përplasjes Prokurori-ambasadë SHBA

519
Deputeti Erjon Braçe akuzon opozitën se kërkon të bëjë zhurmë për rrokopujën e madhe që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në këtë vend. Ndërkohë që nuk bëzajnë për përplasjen më të rëndë që po ndodh aktualisht mes ambasadës së SHBA-së dhe prokurorisë.
Në një moment nga foltorja e Kuvendit Braçe replikoi dhe me Spahon madje iu drejtua dhe duke e quajtur “Palaço” 
Gjatë gjithë seancës së paradites, përveç Braçes, askush tjetër nuk ka folur asnjë fjalë apo të komentonte çfarë po ndodhte jashtë parlamentit, ku mes ambasadës amerikane e SHBA-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme ka ndodhur një shpërthim akuzash tepër të rënda.
Pjese nga fjala e Erion Braces sot ne Kuvend
Këtu në parlament duhej bërë zhurmë, për të zhurmuar ngjarjen më të rëndë në 27 vite demokraci, përplasjen mes SHBA dhe prokurorisë së Republikës që po konsumohet tani në këtë orë.
Janë përplasjet më të rënda që unë kujtoj në përmasa më të vogla ka ndodhur ditën kur disa nga ju u mblodhët këtu në sallën e Kuvendit dhe sulmonit SHBA-në për grusht shteti , kryengritje, komplot në Republikën e Shqipërisë. Në ato ditë zgjodhët president një njeri që instaloi në Shqipëri antitokraci.
Dëgjova me vëmendje fjalimin e zotërisë (flet për Berishën) e përmendi shumë termin banditistan, banditokraci. Në këtë sallë shpesh herë ashtu si tani, gjithësecili nga ne i bën një pyetje vetes: Si ka mundësi?!
Si ka mundësi që kur arrestohej kryetari i PS-së Fatos Nano, paska pasur demokraci dhe jo banditokraci?!
Kryetari i opozitës mbahej në burg në kundërshtim me ligjet, dhe vendimet e gjykatës, në shantazh të hapur të gjykatësve, në këtë vend paska pasur demokraci e jo banditokraci. Si ka mundësi kur në këtë vend shqyhej kufiri verior i Shqipërisë, për ti cuar naftë Sllobodan Millosheviçit me urdhër të presidentit të asaj kohe këtu në Shqipëri paska pasur demokraci e jo banditokraci?!
Si ka mundësi kur rrëmbente Remzi Hoxhën e torturonte, e të zhdukur e kanë dhe sot, ky vend paska pasur banditokraci?!
Si ka mundësi kjo opozitë bëri sot thirrje për revoltë dhe kjo paska qenë demokraci e jo banditokraci?!
Si ka mundësi që në këtë vend paska pasur demokraci e jo banditokraci kur vendosët të shisnit pasuritë kombëtare si plaçkë e keqe e këtij vendi?!
Sajoni banda kriminelë, hajdutë që qenkan në grupin PS, në qeveri thjesht e vetëm për të zhurmuar atë rrokopujën e madhe që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në këtë vend. Dorëheqjet janë paralajmërim për secilin nga ju. Deri dje keni pasur prokurorët dhe gjyqtarët tuaj. Tani nuk i keni më. Bashkë me ta po ikin dhe ata që na gjykonin pse nxirrnim dokumente në sallën e Kuvendit.
Sali Berisha ka shkruar dje se Erion Brace është i lidhur me një Julian Sula dhe me pronarin e Eldon Park që Erjon Brace i ka dhënë dhe një licencë të përpunimit të naftës në vend. Unë absolutisht nuk njoh asnjërin nga këta të dy. Në Lushnje kam 9 muaj pa shkuar sepse më mjafton puna ime në Divjakë. Sfidoj Sali Berishën, të birin dhe të bijën e tij të gjejnë qoftë dhe vetëm një foto një dëshmitarë që të thotë ndryshe unë dal nga parlamenti. Secili të dalë e të thotë që Brace është i lidhur me këta persona. Berisha duhet ta ndajë ky i Eldon Parkut është krimineli im apo krimineli i Edmond Spahos, Tritan Shehut, kryetarit të bashkisë së Ballshit, deputetit të nderuar të Fierit që ishte këtu më parë.
Ja ku janë në sallën kryesore të Eldon Park më 21 janar duke festuar përvjetorin e themelimit të PD-së
Spaho flet nga vendi
Braçe: Ja ku je ja. Dëgjo Palaço rregullo gjuhën se e di si e pëson apo jo? Palaço rregullo gjuhën. Unë jam përplasur me këtë për të mbrojtur qytetarët e Lushnjes.
Sali Berisha më përgojon mua dhe dërgon më pas emisarë, si puna jote (Flet për Spahon) në dyert e këtyre. (Tregon foton) . Më pas përgojon Ramën, Nikon, Linditën dhe cilindo tjetër që nuk shkon pas hises së Sali Berishës e që nuk bën diferencën
Sigal