Kuvend/ Topalli: E papranueshme që një deputet të kërcënojë doktorin për tendera

483
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare në Kuvend ka dënuar ngjarjen e ndodhur në qytetin e Shkodrës, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të hetojë menjëherë. Sipas saj, është e papranueshme që një deputet të kërcënojë doktorin për tendera. 
“Deputeti i rilindjes ka kërcënuar doktorin për tendera, ndërsa kryeministri dhe Meta kanë heshtur. Nëse vota blihet, është krimi më i madh i demokracisë. Po ndodh njëlloj si me Gruevskin, i cili blinte vota, kërcënonte. Maqedonia në prag të rrokullisjes. Duhet të kishte një fjalë sot në Kuvendin tonë. 
Pse nuk e gjetëm ne një fjalë, aty ku kemi 30% të njerëzve tanë. Iu uroj deputetëve të rinj që kanë hyrë sot në Kuvend suksese, një këshillë për ta. Nëse i qëndroni besnik fjalëve të betimit, i bëni nder vendit. Në një muaj ikën 5 mijë shqiptarë, po në një vit. I bie të ikë gjithë qyteti i Shkodrës”, i shpreh Topalli.
Sigal