Kuvend/ Tahiri-Palokës: TIMS të regjistroi me persona me kërkim ndërkombëtar

467
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se sistemi TIMS ka regjistruar kryetarin e grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka teksa lëvizte jashtë shtetit me persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga ana e tij Paloka kërkoi që ti bënte publike në Kuvend por Tahiri tha se do I çonte në prokurori
Pjese nga debati sot ne Kuvend
Tahiri: “Ti ke një problem shumë të madh se në TIMS je regjistruar me kë ke dalë dhe ç’probleme kanë pas ata që kanë dalë. Ke një problem shumë të madh. Por do i çoj në drejtësi. Unë do t’i çoj në prokurori. Dakord. Dhe kanë qenë dhe në kërkim ndërkombëtar. Kështu që do ta çoj në prokurori, shko jep llogari atje. Do shkosh të japësh llogari në Prokurori. ”
E vetmja ku dallojmë është reforma në drejtësi, hajde të votojmë. Doni të dalim të gjithë para drejtësisë të gjithë bashkë, byjrym të bëjmë reformën në drejtësi. Që politikanët të shjkojnë para drejtësisë. Fjalët si përgojore të shkëlqyer ti lëmë
Paloka: Thuaje këtu atë që ke por thuaje dhe tek drejtësia. Guxo e thuaje këtu me kë kam dalë unë. Të kanë parë njerëzit si shoferm, si legen me makinën e Shullazit je shtrirë barkas në makinën e Shullazit në kombinat para meje 
Si kryeministri i ke futur dozën para se të vijë në parlament dhe mbylli hesapet tek vila e Mehmet Shehut. E patë të gjithë që u thirrën para Ilir Metës. Iu dha dhe 6 muaj të tjerë u mbyll pazari dhe prandaj bën si trim. Por ti nuk do ta mbyllësh kurrë pazarin as me shqiptarët se as me drejtësinë. Ti e ke vendin në burg
Sigal