Kuvend, Ruçi: Hetim ndërkombëtar për “ÇEZ” dhe Gërdecit, 21 Janarit, e “Rrugës së Kombit”

453
Hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ? Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së thotë se është dakord por me kushte: Ky hetim të jetë gjithëpërfshirës nga A-ZH. Jo vetëm kaq.
Ruçi thotë se është gati të bindë deputetët e grupit të tij parlamentar për të ndryshuar Kushtetutën e Kodin Penal për të lejuar hetimin ndërkombëtar me kusht që këtij hetimi t’i nënshtrohen dhe dosje të tjera të mëdha në vend: 21 janari, Gërdeci, afera e Rrugës së Kombit.
Kritik në qëndrimet e opozitës të cilën e quan pa kauzë Ruçi tha se deputetët nuk mund të anametojë gjyqtarët e prokurorët të cilët janë pjella e tyre.
Fjala e Gramoz Ruçit
PS është për hetim të gjithçkaje edhe të kësaj çështjeje, por është për një hetim të ligjshëm, kushtetutes e gjithëpërfshirës dhe jo selektivë. Siç kërkoni ju, këtë e këtë se doni të përjashtoni veten. Të hetohet nga A tek ZH. Që nga privatizimi, kur ne ishim kundër. Të hetohet privatizimi, sepse dhe marrëveshja ka kaluar me faqe të bardhë. Këto cështje duhen hetim, si është bërë, pse është bërë. Të mos harrojmë. Të gjithë shqiptarët kujtojnë kur ju bëtë kërkesë për statusin e vendit kandidat. Më thonë qoftë dhe një zyrtar europian që atëherë nuk u prononcua se nuk është koha. Nuk është momenti që Shqipëria të bëjë kërkesë. Kurse ju me vrap u nisët drejt Çekisë meqë kishte presidencën dhe e përqafuat dhe e quajtët rezultat të madh që ai pranoi kërkesën kur të gjithë institucionet e Parlamentit Europian thoshte nuk është koha. Sepse bëtë çokën. I kishit dhënë një ndërmarrjeje jo tregtare siç thoni ju, por me maxhorancë shtetërore të falimentuar e provuar në vend tjetër, e dështuar,siç dështoi tek ne. Ja pse duhet hetuar që nga privatizimi.
Duhet hetuar jo vetëm ÇEZ por dhe bijat e ÇEZ, njëpërnjë.
Duhen hetuar vendimet e ERE që favorizuan CEZ një kompani private në dëm të kompanisë shtetërore KESH. Ne jemi dakord.
Duhet hetuar pse çmimi i energjisë elektrike iu ul KESh për tia shitur sa më lirë CEZ. Cfarë fshihet pas saj
Pse niveli i njohur i humbjeve në kundërshtim me deklaratën rregullatore të miratuar në Parlament u ndryshua me vendim qeveria.
Duhen hetuar 9 kompanitë që janë shpërndarë si shushunja nëpër të gjithë Shqipërinë, që do të mblidhnin borxhet që kishin kompanitë shqiptare, apo qytetarët, dhe 50 % do i mirrnin këto kompani e 50 % do i merrte CEZ. Taman e shkruajtura e zeza në të bardhë “Të vjedhësh me vendim qeverie”.
Duhet hetuar, nuk thashë unë që i keni vjedhur ju. Duhet hetuar.
Kur një kompani është private pse duhet të krijohen 9 të tjerë të grumbullojnë këto borxhe. Le pastak kur dëgjon që borxhi që ka Albpetroli duhet ta vjelë kjo mushkonja.
Duhet hetuar vendimi i qeverisë që bllokoi llogaritë e pushtetit vendor. 50 % e borxhit do i merrnin kompanitë fantazëm.
Edhe deklarata rregullatore që u ndryshua me vendim qeverie që kaloi në parlament. Në Parlament kaloi e bardhë dhe u ndryshua me vendim qeverie.
Në fund të vijmë tek zgjidhja e marrëveshjes së qeverisë me CEZ. Të hetohet nga A- ZH. Por pyetja shtrohet: Ore vërtet doni ju që të zhvillohet një proces i pastër hetimor apo kërkoni me këtë ndërhyrje e zhurmë të prishni atë proces që ka nisur prokuroria shqiptare. Apo doni ta përdorni këtë çështje politikisht. Cila nga të dyja qëndron apo të dyja. Që është mulli me erë e kuptoj, por uji nga i vjen s’e kuptoj.
Unë nuk kuptoj çështë ky mosbesim i klasës politike shqiptare ndaj organeve kushtetuese të veta?
Kush e ka bërë Kushtetutën e Shqipërisë veç nesh?!
Kush i ka bërë Kodet Penale veç nesh?!
Kush i ka bërë ligjet organike të Prokurorisë, Gjykatës së Lartë, etj.. veç nesh ?!
Kush i emëroi në detyrë këta prokurorë e gjyqtarë?!
Kush nga ne kur i bëhet një padrejtësi drejtohet vrap tek këta?!
Unë e kuptoj që ka ndonjë prokuror të korruptuar apo gjyqtar. Këtë e dinë dhe ndërkombëtarët dhe shoqëria shqiptare.
Kjo është arsyeja që kemi marrë dakordësi të plotë e të gjithanshme për reformën në drejtësi. Kjo është arsyeja që ekspertët ndërkombëtarë janë ulur.
Si nuk na vjen rëndë ne?! Kushdo mund ta shfajësojë veten por ne deputetët Jo.
Se të gjitha ligjet që i kemi bërë organet e dretjësisë i kemi bërë ne. Dhe të gjithë ata që janë sot në krye të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese, të shkallës së parë, të dytë, të Prokurorive të të gjitha niveleve janë pjella jonë, produkt i jonë. Të paktën ne të ulim kokën, dhe ne të mos ushtrojmë presion mbi ta. Dhe ne nuk duhet të anatemojmë që këta burrat nuk bëkan ndërsa ne qenkemi më të mirët. Jo edhe ato defektet që kanë ata, deri tek korrupsioni e kanë bazën këtu në sallë. Se ne i kemi korruptuar moralisht, politikisht e financiarisht. Ne me ndërhyrjet tona. Prandaj të mos i anatemojmë ata. Të presim vendimin që do japë Venecia, të bashkojmë votat dhe një herë e mirë të përmirësojmë. Shpresoj të bëhet realitet ëndrra.
Të vijë tek hetimi ndërkombëtar apo jo ndërkombëtar
Po si mund të bëjmë ne ligj për ndërkombëtarët? Ok. Unë do marr përsipër diçka, nuk kam folur me asnjë nga këta (i drejtohet deputetëve PS). Do t’i bind këta për këtë që do i them. Ti bëjmë një kërkesë partnerëve tanë amerikanë e nga Brukseli.
Ne shqiptarët kemi disa probleme të cilat nuk jemi në gjëndje ti zgjidhim vetë ose nuk kemi besim tek njëri tjetri, pa bërë fajtor asnjë e të radhisim disa çështje
1- Cështjen e CEZ nga A- ZH
2 – Gërdeci
3 – 21 janari
4 Afera për rrugën e Kombit
Nëse doni shtoni ju ndonjë një. Unë do i bind këto. Pasi të vendosim këtë objekt probleme që i qëndrojnë varur publikut shqiptar. Tu bëjmë kërkesë atyre që ata të thonë po këto 5 çështje do i marrim ne, ju asnjë palë. Unë do i bind këta që do të ndryshojmë çdo nen Kushtetues e të Kodit Penal që të vijnë përfaqësi nga këta dy parnerë, nga SHBA e Brukseli. Të marrin në hetim këto 4 çështje bile dhe 5- 6 po deshët ju, por unë tani këto kam dhe të hetojë por ama që ne të bëjmë deklaratë, për hetim ndërkombëtar, dhe zëdhënësi i ambasadës thotë: më falni por kjo është detyra juaj. Atëherë të jemi më seriozë me veten e partnerët tanë ndërkombëtarë. Minimumi tu themi, kemi këto halle, mosbesim, paaftësi hetimi për këtë çështje.
Sigal