Kuvend/ Rama: Shqipëria pjesë e programit të BE për refugjatët

496
TIRANË – Me kthimin nga vizita zyrtare në Kinë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë. Shefi i qeverisë, i cili mori pjesë gjithashtu në samitin emergjent të Brukselit për krizën e refugjatëve, tha se edhe vendi ynë është gati t’i bashkohet programit të BE-së dhe të bëhet mikpritës i një numri të caktuar migrantësh siarianë të cilët largohen nga atdheu i tyre për shkak të luftës. Edhe pse deri më tani Shqipëria nuk është në itinerarin që përshkojnë refugjatët për të shkuar në Evropën Perëndimore, Rama tha se me ardhjen e dimrit Shqipëria mund të jetë një destinacion i tyre, ndaj vendi duhet të përgatitet.
“Kjo është një krizë që duhet adresuar aty ku po përpiqet ta adresojë kancelarja gjermane në Turqi, dhe fatkeqësisht po zhvillohen negociata me Turqinë që nuk janë negociata thjesht të natyrës financiare por dhe politike. Por është e qartë nëse Turqia do bëjë marrëveshje me BE për të marrë përsipër në terrenin e saj të flukseve për të luftuar në bashkëpunim sistemin e ngritur të trafikantëve që është një sistem që funksionon 24 orë në 24 atëherë fluksi do shkojë duke u ulur. Është kërkuar disponibiliteti dhe i rajonit për mos shfryrjen e menjëhershme të refugjatëve nga njëri vend te tjetri, përgjatë Korridorit ku kalojnë refugjatët, ku Shqipëria nuk bën pjesë. Kjo ka të bëjë me aftësitë administruese të secilit prej vendeve të rajonit dhe mbi të gjitha me gatishmërinë e refugjatëve për të pranuar sistemin me shkallë, për të qëndruar në vendet e përcaktuara të shpërndarjes. Por refugjatët, nuk pranojnë të qëndrojnë në kampet e ngritura ata vijojnë të ecin drejt Gjermanisë, Shqipëria nuk është e prekur dhe gjasat janë të mos preken nga kjo krizë. Por me ardhjen e dimrit, fluksi mund të ngecë në Ballkan, por këtë mund ta bëjë më të pranishme shtrëngesa që do bëjë Gjermania apo Austria. Shqipëria është e gatshme të përfshihet në programin e Bashkimit Evropian me një projekt të qartë që në epiqendër të saj ka Gjermaninë dhe Austrinë. Implementimi i deklaratës do jetë më e vështira dhe gati e pamundur për çfarë u tha më lart”, tha Rama. 
Sa i përket azilkërkuesve, Rama tha se dhe vetë Gjermania e ka të qartë se fluksi nuk vjen vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata që janë në Greqi.
Rama: Me makinat me qera kursejmë gjysmë milioni euro
Shefi i qeverisë foli edhe për makinat me qera të titullarëve, duke thënë se në 4 vjet pritet të kursehen më shumë se gjysmë milioni euro, kjo për faktin se sipas Ramës, makinat Jaguar janë më të lira se Volsvageni dhe Benzi. Kryeministri tha se me sistemin e ri të marrjes së makinave me qera, kursehet edhe për mirëmbajtjen pasi ky proces përfshihet në paketën e kontraktorit.
“E vërteta është që ne kemi ndryshuar sistemin dhe pse e kemi bërë ndryshimin, për të kursyer. Dhe përsëri me shifra, kemi bërë gjënë që bëjnë të gjithë qeveritë sot, të paktën në vendet normale nuk blejnë më makina, por kanë sistemin i cili përfshin të gjithë mirëmbajtjet. Totali i shpenzimeve për blerjen e 22 automjeteve është numri limit, jo i automjeteve të kryeministrisë, por të këshillit të ministrave, ka 317 mijë euro më shumë. Edhe paraardhësi im ka synuar ta bëjë këtë gjë por për arsye që janë të panjohura procesi nuk ka shkuar deri në fund. Jo me blerje dhe jo me mirëmbajtje secili si ju teket. Qeverisë i intereson që makinat të jenë në gjendje pune të tjerat i ka kontraktori. Nëse total ii kostot, sikur të vazhdonim të blenim makina dhe të shpenzonim për mirëmbajtje 666 mijë, ndërsa me këtë sistem është mbi 400 mijë euro. 567 mijë e 491 euro, gjysmë milioni euro që kursehet në 4 vjet. Për çfarë arsye të vazhdojmë me një sistem futja kot, ble makina lara-lara sipas qejfit e bli tendera. Jaguar është më i lirë sesa Volsvageni e po e po se Mercedes Benzi edhe kjo është kursim nuk është shpenzim, dhe janë të verifikueshme”, tha Rama. 
Berisha: 8 zhaguar, i don si ato kërpudhat toksike për tu eglendisur për foto për kështu jo se e don luksin ky zotëri. 
Hemodializa, Rama: Paguajmë me të njëjtën vlerë, sjellim shërbimin në publik
Kryeministri Edi Rama dha përgjigje edhe për akuzat që opozita ka ngritur ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për koncensionarin e hemodializës që ofron këtë shërbim edhe në institucionet shëndetësore publike, dhe jo vetëm në privat siç ka qenë deri më tani.
“Të marrim anën financiare dhe menaxherale. Deri tani Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar të sëmurën në ambientet e institucioneve shëndetësore jo publike për të kryer shërbimin e hemodializës dhe në këtë aspekt ka vështirësuar, madje ka nxirë jetën e shumë pacientëve të cilët kanë qenë të detyruar të lëvizin gjeografikisht për të marrë shërbimin, dhe për shumën fiks 80 euro për një seancë i është ngarkuar pacientit që nuk është në një qytet ku ka një spital privat, edhe shuma e transportit e stërmundimit për të shkuar nga vend ii tij në spitalin privat. Ne kemi ndryshuar sistemin, me të njëjtin çmim. Ne 80 eurot për një seancë i kemi përqendruar, nuk do bëhet më hemodializa në spitale private, por në publike, dhe do ta bëjë private që është në partneritet me shtetin. Privati do të bëjë investimin, shteti do paguajë 80 euro siç ka bërë më parë. As ai i Kukësit, as i Sarandës nuk detyrohen më të shkojnë në Tiranë por do ta marrin shërbimin e dializës në spitalin publik. Shteti nuk e ka bërë infrastrukturën, dhe nuk e bën dot edhe sot. Fatura është e pandryshuar, dhe pas 10 vjetësh e gjithë infrastruktura i mbetet shtetit”, tha Rama. 
Sigal