Kuvend – Rama ironizon Nokën: Flamur, bën më mirë të flasësh për kanabisin, me arsimin nuk ke lidhje

475
Sigal

Teksa argumentonte nga foltorja e Kuvendit cilësinë dhe
garancinë që sipas tij, ka sistemi i ri i pranimit në universitete,
kryeministri Edi Rama u ndërpre disa herë nga deputeti demokrat Flamur Noka.

Shefi i qeverisë ka ironizuar Nokën, duke i thënë se bën më
mirë të flasë për kanabisin, sepse arsimi është një çështje që nuk ka lidhje me
të.

“Flamur mos u merr me ndërhyrjet
e.. Flamur ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, s’ke lidhje ti me sistemin
universitar kështu që vazhdo tund flamurin, valëvitu mbi kanabis, se meqë ma
the se s’ishe prezent po të them ata që do mbeten me kuota të paplotësuara do
jenë pikërisht privatët. Valëvitu mbi kanabis, mos u merr me çështje të tjera
se as ti kanë ngarkuar ty as nuk i mban dot, tundu mbi kanabis dhe e vetmja gjë
që mund të bësh është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis
dhe kujdes se po ju shtohen njerëzit që do hanë përsheshin tuaj dhe luftoni
fort për të ngrënë me lugën e Saliut se s’ka lugë për të gjithë ai”- deklaroi
Rama.