Kuvend/ Rama – Berishës: Ke frikë nga “fshesa” në Kuvend

395
Kryeministri Edi Rama me tone sa ironike dhe sarkazma i është përgjigjur deputetit Sali Berisha në lidhje me akuzat që ky i fundit kishte bërë në drejtim të tij përgjatë kësaj jave. Në nisje të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama falënderoi ish-paraardhësin e tij se i kishte hequr mallin e filmit ‘Lulëkuqe mbi mur’, ndërsa e cilësoi Berishën si “lulëkuqen e fundit’ e varur mbi mur.

“Sali, meriton një faleminderit sepse na hoqe mallin e Lulëkuqe mbi mure. Je lulëkuqja e fundit e varur mbi mur. Je varur më lart se ata të shkretët e jetimores që thoshin “il popoole italiano’. Rrofsh se na e bërë të lehtë ketë të enjte. Njerëzit që kanë akoma nge që merren me ty përveç nesh që e kemi detyrë të dëgjojmë ditë të enjte, se ditë tjetër nuk merremi.”, tha Rama.

Sigal

Lidhur  me atë sa ke gënjyer këtë javë se kemi blerë 140 makina luksi, që në bashkëpunim me qytetarin tënd dixhital në Kakavijë i denoncove me shpejtësi të rrufeshme. Ne s’kemi blerë asnjë makinë Sali, është dhuratë e qeverisë japoneze e cila promovon makinat e reja të kombinuara me diesel dhe me energji dhe e bën këtë jo vetëm në Shqipëri, pro edhe në vendet e pranishme përmes institucionet unionet të qeverisë japoneze. Nuk është dhuratë që e kemi kërkuar ne, por pjesë e një paketë promocionale të qeverisë japoneze. Me thënë të drejtën i kemi falënderuar nga zemra pasi ndër shumë gjera që morëm trashëgim prej qeverisjes tendë si probleme realisht të mëdha është situata dramatike e gjithë logjistikës së shtetit në gjithë sektorët. Gënjeve dërrçe për buxhetin e kryeministrit. Pasi faktikisht në buxhetin e kryeministrit për aparatin e Kryeministrisë është shtuar në krahasim me kohën tendë një shumë prej 90 mln lekësh.”, tha Rama.

Nga ana tjetër kryeministri ftoi publikisht Berishës që të jetë i pranishëm ditën e shtunë hapet Muzeu i Ditakturës. Ai iu përgjigj dhe akuzave për dosjet e ish-sigurimit, ndërsa theksoi se Berisha është Ati i gjallë. Të shtunën inaugurojmë bunkerin, Sali je i ftuar. Në atë bunker janë edhe shenjat që ke lënë ti. Bëhu burrë dhe hajde të shtunën. Ne bijtë e etërve? Ti je Ati i gjallë”, tha Rama.

Ai shtoi se: “Barometri i korrupsioni i TI, tregon për rezultatet që janë bërë në Shqipëri. Sipër kësaj organizate shumë të respektuar, që është pikë referimi për të gjitha raportet, institucionet, zyrat që merrem me këtë çështje në Europë dh SHBA, 63 % e shqiptarëve besojnë se kjo qeveri po lufton korrupsionin. Nuk po ju numëroj vendet ku njerëzit besojnë më pak. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk ka korrupsion, por tregon se kjo qeveri po e lufton fenomenin.”.