Kuvend – PD kërkon të përfshihet në rend të ditës kërkesa për referendum, kundër importit të mbetjeve

451
Sigal

Kuvendi nis punimet me kërkesën e Partisë Demokratike që kërkon të përfshihet në rend të ditës kërkesa për referendum kundër importit të mbetjeve.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar te PD-se, Edi Paloka tha: “Kërkesa jonë për referendum nuk është futur në asnjë seancë apo në kalendar. Kjo bëhet më qëllim të qartë për të mos kaluar. Referendumi që kërkojmë ne nuk ka lidhje me dekretin e presidentit. Por dhe dekreti duhet të vijë sa më parë.

Futeni sa më parë në rend të ditës më pas votojeni si të doni ju.