Kuvend, paraqitet akti normativ, debate Topalli – Leskaj – Braçe

445
TIRANE – Kuvendi diskuton në seancën plenare aktin normativ për disa ndryshime në ligjin e buxhetit 2015. Kjo është pika e vetme për diskutim e axhendës së sotme parlamentare, ndërsa pritet që seanca të shoqërohet me debate mes palëve për zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-t për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Ora 11:50 DEBATET
Topalli: Nuk ka ndodhur kurrë që në rastet e paraqitjes të buxhetit të mos jetë kryeministri, dhe të fillojnë diskutimet kur nuk është paraqitur projekti i aktit normativ. Ju lutem vini në shinat e ligjshmërisë seancën plenare. As herën tjetër nuk ishte, fsihet, ka frikë?
Leskaj: Nuk është buxheti i shtetit është akti normativ zonja Topalli. Nëse i referoheni precedentëve kryeministri as nuk ka ardhur as nuk ka votuar.
Brace: para jush në atë vend e ka drejtuar atë zonja e nderuar. Në 2012 legjislatura e 18 procesverbal 20 dhjetor 2012. Fillon me diskutimin e aktit normativ me Arben Malajn. Ka dhe një procesverbal tjetër, fillon me diskutimi pa prezantim me deputetin Erion Brace..Në 2011 fillon seanca pa kryeministrin Sali Berisha por me deputetin Erion Brace. Që të mos humbim kohë për të pasur një shënjestër për tu marrë me cdo gjë por vetëm me aktin normativ jo.
Topalli: Zonjë po filloj me ju, keni qenë një periudhë kohe kryetare grupi dhe më keni thënë keni një fat të madh është kryeministri këtu dhe ju del për zot. Më keni thënë ju zonj në zyrën time që ne s’na hap telefonin kryetari edi rama ndërsa kryeministri juaj përgjigjet për të gjitha
Leskaj: Këtu u bë një shpifje që më ka çuditur se sa poshtë mund të bjerë piazza në parlament, megjithatë nuk dua të bëj koment ër këtë piazze kaq të ulët. E para s’kemi pasur asnjë bisedë bashkë, dhe më vjen mirë që kolegu im Brace i ka të gjitha dokumentet që flasin për të kundërtën e asaj që thatë ju. Nuk më vjen mirë që një zonjë gënjen dhe mashtron. 
Sigal