Kuvend, Kokëdhima: Ngrite shkallët e karrierës përmes kufomave, Berisha: Kryeministër i jugut

393
Deputeti socialist Koço Kokëdhima akuzon ish kryeministrin Sali Berisha si babai i informalitetit, ati i ekonomisë kriminale i cili sa herë që ka hyrë në këshillin e ministrave ka hapur derën me arkivol.
Lidhur me politikën e tij për kultivimin e kanabisit farmaceutik Kokëdhima bëri thirrje për të mos kompleksuar një debat i cili është i hapur në të gjithë botën. Jo vetëm kaq Kokëdhima tha se projekti i tij s’ka lidhje me ekonominë kriminale por me ekonominë e shtetit.
Duke marrë shkas nga arrestimi i deputetit Prenga dhe përleshja mes dy fiseve Calaj e Prenga Kokëdhima bëri apel të mos përdoren nga Sali Berisha që e ka ngritur shkallën e karrierës përmes kufomave.
Nga ana e tij deputeti i PD-së Sali Berisha e quajti ” Kryeministër i jugut” 
Koço Kokëdhima: “Kam predikuar kanabisin farmaceutik, se je dhe doktor ti, që mos qofsh. Kam kërkuar që kanabisi industrial të zhvillohet sepse është shumë i rëndësishëm për ekonominë botëtore.
Sot kemi në burg 1850 të burgosur si përdorues të drogës, djem e vajza të rinj. Ti e bëre legjislacionin që e dënon përdoruesit si trafikantë dhe trafikantët si përdorues. Ju kam ftuar të mos e kompleksojmë këtë debat por të jetë një debat i hapur. Ta diskutojmë siç e diskutojnë të gjithë shtetet e zhvilluara. Nuk më ngatërron dot mua me parajsën e kriminelëve të kanabisit që ndërtuat ju.
Projekti im s’ka lidhje me ekonominë kriminale por me ekonominë e shtetit. Sa për vlerësimet e tjera të them Sali edhe në sjelljen politike përpiqem me të gjitha fuqitë e mia tua shërbej qytetarëve si deputetët. Të kisha paralajmëruar se në zonën time elektorale do të dalësh 5 me zero
Sa për arrestimin e deputetit Prenga më vjen shumë keq për këtë konflikt dhe për këtë përplasje që zhvilluan fiset Prengaj dhe Calaj. Dua të shfrytëzoj këtë foltore e mundësi të ftoj këto familje e fise të mos ndjekin rrugën e konfliktit të mos thellohen, të mos ushqejnë hasmërinë por të lejojnë shtetin ta zgjidhë këtë cështje. Të bëjnë urtësi e të mos përdoren nga Sali Berisha që e ka ngritur shkallën e karrierës përmes kufomave. Ky njeri sa herë ka hyrë në këshillin e ministrave e ka hapur derën me arkivol dhe do ta bëjë gjithmonë
Sigal