Kuvend/ Kokëdhima: Berisha shpifës, nuk kam kërkuar legalizim të kanabisit që shqiptarët të bëhen dru

392
Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima duke iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, e ka quajtur atë simbol të shpifjes. Kokëdhima tha se me deklaratat e tij ka përshëndetur punën e policisë dhe nuk i ka ftuar shqiptarët që të shkelin ligjin. Gjithashtu ai ka dënuar gjuhën e përdorur në parlament.
Sigal

“Niveli i debatit në këtë sallë, më vjen turp që jam deputet. Ai është simbol i shpifjes të paktën për ato që thotë lidhur me mua. Në lidhje me mua shpif, edhe kur është fjala për kanabisin ai është thjesht shpifës dhe kokërr gënjeshtari. Unë e kam përshëndetur me vetëdije të plotë Policinë e Shtetit për luftën e pakompromis ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Unë kam folur për legalizimin e kanabisit medikal, për industrinë farmaceutike të kanabisit që ndihmon njerëzit, Sot ilaçet me efekt kanabisin mjekojnë mbi 170 sëmundje. Gjysma e shteteve të SHBA e ka legalizuar kanabisin”, tha Kokëdhima.

Duke justifikuar deklaratat e tij për legalizimin e kanabisit, deputeti Kokëdhima u shpreh se legalizimi nuk do të thotë që shqiptarët të bëhen dru, por të mos dënohen si trafikantë përdoruesit.

“Nuk kam kërkuar legalizim të kanabisit që shqiptarët të bëhen dru, por një përdorues të mos dënohet si trafikant, të ndëshkohet dhe dënohet si një person që trafikon droga të forta dhe të tjera. Të kemi legjislacion që nuk e dënon përdoruesin si trafikant dhe trafikantin si përdorues. Marijuana bimë me cilësi të shkëlqyera kurative që mundëson 50 mijë artikuj në shërbim të njerëzve dhe njerëzimit. Nuk duhet të trembemi dhe kompleksohemi ngs nga natyra delikate që ka trajtimi i temave të tilla, Sot edhe për kanabisin narkotik ka zhvillime sifinjikative në botë që e lejojnë si Holanda, Rusia, Kanadaja, Spanja, Meksika, Çekia dhe Italia në rrugën e legalizimit”, tha Kokëdhima.