KUVEND/ Ish-kryeministri Berisha tregon 4 “mbiemrat” e Taulant Ballës

760
Është shoqëruar me replika seanca e sotme plenare, ku në fokus ka qenë kokaina e kapur në Durrës. Kreu i PD, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa Taulant Balla u përgjigje se në kohën që Basha ishte ministër i Brendshëm ishte koha kur është kapur më pak drogë.
Por replikave i është bashkuar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Taulanti veç mbiemrit Balla ka edhe 4 mbiemra të tjerë.
“Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatike, kaloi Fatos Gjurën një nga narkotrafikantët kryesorë të Librazhdit në Maqedoni. Taulant Hoxha, kësaj here jo pse këndonte këngë për Enverin, por sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha, njëri prej të cilëve u vra në zyra, ndërsa tjetri u ekstradua. Taulant trajneri, ai trajneri i i sportklubit të Librazhdit. Taulant Jaupi”- tha Berisha.
Sigal