Kuvend, “droga”, Braho: Lojëra taktike mizerabël e të pabesa

434
Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka kërkuar që të votohet sot ligji për dekriminalizimin. Në fjalën e tij në Kuvend Braho tha se “amendamentet për testin e drogës janë zvarritje, lojëra taktike mizerabël e të pabesa.”
Spartak Braho: Kemi përfunduar një proces mjaf të rëndësishëm dhe historik, mjaft gjëra që nuk i vlejnë më këtij procesi. Qëndrimi pasens i papërgjegjshëm si dhe kërkesa për të sjellë përsëri në vëmendje diskutuar për votim dy amendamentet të ashtuquajtur amendamente të testit të drogës nuk janë normale. Do ta konsideroja këtë synim si zvarrtije, lojëra taktike mizerabël dhe të pabesa, ndërkohë që ky kapitull është mbyllur tashmë njëherë e mirë në Komisionin e Posaçëm.
Konferenca e Kryetarëve fut në rendin e ditës ligjin për dekriminalizimin
Konferenca e Kryetarëve ka futur në rend të ditës ligjin për dekriminalizimin.
Përpara nisjes së seancës plenare u vendos që në rend të ditës të futet edhe ligji për dekriminalizim, për të cilën është arritur edhe një konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, por mbetet për tu diskutuar testi i drogës.
Sot në Kuvend do të debatohet për dekriminalizimin, një nga cështjet më të debatuara në politikën shqiptare, i cili do të votohet pas miratimit të amendamenteve kushtetuese
Sigal