Kuvend, diskutohet sot marrëveshja me SHBA për kontrollin e narkotikëve

76
Kuvendi mbyll sot punimet e sesionit parlamentar me diskutimin e një numër marrëveshjesh në fushën ekonomike, kryesisht në sektorin energjitik. Pikë e parë e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes me SHBA-në për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, për të vijuar më pas me dy marrëveshje me palën gjermane për projektin e furnizimit me ujë të zonave rurale.
Më pas axhenda do të vijojë me diskutimin e pesë marrëveshjeve të financuara nga qeveria gjermane që lidhen me investimet në sektorin energjitik në vend. Në rend dite janë dhe dy pr/ligje që lidhen me ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar’ dhe në ligjin “Për procedurat tatimore”.

Rendi i ditës

1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit”.
2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për projektin “Program për sektorin e ujit/program për furnizimin e zonave rurale me ujë III”.
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së programit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për masën shoqëruese të projektit “Program në sektorin e ujit/Program për furnizimin e zonave rurale me ujë III”.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfV, Frankfurt am Main (“KfV”), në lidhje me marrëveshjen e huasë në shumën 40 milionë euro ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) dhe KfV Frankfurt am Main (“KfV”), në mbështetje të projektit “Efiçenca Energjetike – Programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”.
5. Projektligji “Për ratifikimin marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave (Huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a (Agjencia zbatuese e projektit) dhe KfV, Frankfurt am Main (“KfV”), për shumën 20 milion euro,për programin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”.
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2009, për Projektin “Energji Ujore dhe Siguria e Digave në Kaskadën e Drinit”.
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për projektin “Efiçenca energjetike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”.
9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar”.
10. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’ të ndryshuar”.
11. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9220, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.
12. Projektvendim “Për propozimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
13. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.02.2001 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 22/2014 “Për dhënie amnistie”.