Kuvend, diskutohet për “dekriminalizimin”, përfshihet dhe “droga”

54
TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë sot mban sot seancën e radhës plenare, e ku vëmendja është e përqendruar në projektligjin për dekriminalizimin, i miratuar me konsensusin mes palëve politike të premten e kaluar në komisionin e posaçëm që u ngrit për këtë proces.
Por krahas draftit të përbashkët, Kuvendi do të diskutojë edhe amendamentet e opozitës për “testin e drogës”, ndonëse mazhoranca ka shprehur qëndrimin e saj kundër propozimeve, të cilat i rrëzoi në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm parlamentar.
Gjithashtu, po javën e ardhshme Kuvendi do të votojë edhe ndryshimet Kushtetuese, pasi mazhoranca dhe opozita të jenë dakordësuar për nenet të cilat do të preken.
Dekriminalizimi ka mbizotëruar prej kohësh politikën në vend, si një kërkesë edhe e faktorit ndërkombëtar.
Ky ligj do të mund të votohet nga ligjvënësit shqiptar, pas miratimit të amendamenteve kushtetuese. 
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i pari që mori fjalën në seancën penale, deklaroi se projektligji për “dekriminalizimin” ka si objekt të tij prishjen e kontratës me krimin. Halimi pohoi se nevojitet vullnet politik për të realizuar këtë proces.
Nga ana tjetër, ai shtoi se: “Kur Lulëzim Basha fliste për persona me rekorde kriminale, Rama fliste se kishte dëshmitë e tyre të panalitetit dhe se ishin të pastër si kristali. Në 21 qershor ata fituan, si një dëshmi se krimi arrin të fitojë. Kontrata me krimin arriti të fitoj, pasi pushteti dhe shteti të bashkuar, tregoi se janë një instrument i mirë për të fituar.
Ne nuk mund të ecim me këtë standard. Ndaj kemi si vullnet, dekriminalizimin e politikës. Mbështetja e kësaj kauze solli aksionin opozitar. Ky ligj ka dy objektiv; e para të prishë kontratën me krimin dhe të largojë largimin e menjëhershëm të personave me rekorde kriminale nga administrata. Duhet vullnet politik për të prishur kontratën me krimin. Sot me të mirë dhe me të keq, vullneti politik është bashkuar. Njerëzit me të drejtë pyesin, po ku janë këta persona me rekorde kriminale? Si do identifikohen?”, tha Halimi.
Ndërkaq, Halimi theksoi se sot dekriminalizimi kërkon një përgjigje, ndërsa hartimi i këtij projektligji erdhi pas marrëveshjes mes palëve.
“Shumë ndër nesh këtu, por dhe qytetarë ndihen të shqetësuar rreth asaj që po ndodh në oborrin e politikës. Një vit më opozita braktisi parlamentin, për shkak të zhvillimeve. Pas sensibilizimin e kësaj të vërtete, pasi vendi po ecte me shpejtësi drejt një vendi të errët. Dekriminalizimi sot kërkon një përgjigje, e cila erdhi pas marrëveshjes mes palëve. Ky pr.ligj erdhi pas këmbënguljes ë Lulzim Bashës, për të ndërtuar një politikë të pastër, me njerëz të virtytshëm, për ti hequr vendit njollën e krimit. po pse erdhëm deri këtu? pse politika shkoi drejt kriminalizimit të saj. Për dy vjet e gjysmë, shqiptarët panë drejtorë të lidhur me drogën, me krimin. Nga mbinë këta persona, me rekorde kriminale në çdo post të administratës. Dikush kishte bërë marrëveshje me krimin. Kontrata ishte e qartë; ju më ndihmoni me potencialin tuaj në zgjedhje, nesër në qeveri ju ndihmoj unë. Kjo është vrastare për ekonominë, qeverinë, dhe qytetarët, vendin dhe të ardhmen e tij. Raste të tilla kemi plotë, nga vendet fqinje, deri në Kolumbi. Këto janë parti që u shkelin syrin krimit, e më vonë shohin se ai ka shkelur politikën. Ka vende ku qeveritë i shkelin sytë krimit. këtu krimi trafikon drogë me makina deputetësh, por qeveria i lë të lirë. Në mes të Tiranës njeriu ndeshet me 200 gëzhoja, madje as nuk i përmend dhe emrin. Ambasadorët në fakt dorëzuan dosjet e kandidatëve që kishin rekorde kriminale.”, tha Halimi.