Kuvend, Blushi: Pronarët janë viktimat, qeveria problemi

381
Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur kundër ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Në një fjalim të mbajtur në foltoren e kuvendit në orën 01:00 të 4 dhjetorit Blushi tha se ligji nuk kthen pronën por e trajton dhe kompenson financiarisht.
Ben Blushi: A kemi ne garanci sot se këtij ligji i nënshtrohen vendimet e gjykatës së Strasburgut. Sepse ky ligj nuk mund ti heqë asnjërit të drejtën për të shkuar në Strasburg. Ministri tha se vetëm vendimet e pazbardhura në Strasburg shkojnë në 50- 60 milionë euro. Janë 400 në pritje. Nëse këto 400 do të shkojnë në Strasburg a ka parlamenti jonë fuqi të pengojë Strasburgun të marrë vendim?! Unë them se jo. Nëse gjykata e Strasburgut të hyjë në negoicatë me ne atëherë është gjykatë politike.
Unë jam kundër që shteti të marrë prona që nuk i takojnë. Nëse shteti i merr bëhet obez dhe nuk kemi nevojë për një shtet obez.Ne nuk jemi një shtet obez. Unë jam i majtë dhe shteti duhet të ketë më shumë përgjegjësi. Por shteti duhet të ketë përgjegjësi aq sa mund të mbajë mbi kurriz dhe ai nuk ka pse u merr njerëzve prona të cilat nuk i takojnë dhe nuk ka pse të jenë të vetat. Ky ligj këtë përgjigje nuk e jep për fat të keq. Kjo e zhyt shtetin në obezitet, në korrupsion sepse dikush do i shesë ato prona, ato teprica që pronarëve nuk i kthehen”.
Kjo nuk është çështje politike, është çështje e të drejtës universale dhe nuk mund të negociohet. Në rastin që po flasim nëse qeveria është problem, pronarët janë viktima dhe unë dua të jem me ata që nuk janë me problemin por me viktimat.
Sigal