Kuvend, Blushi: Ky është parlamenti më i shëmtuar në botë, ka më shumë armë sesa libra

67
TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i ka dhënë një tjetër “shuplakë” Kuvendit të Shqipërisë, e veçanërisht partive politike, të cilat i quajti përrenj të pisët, duke përfshirë këtu edhe Partinë Socialiste ku ai bën pjesë. 
Fjala e deputetit Ben Blushi
Realisht do të doja të mos isha futur në këtë parlament dhe nuk do doja që ky kuvend të votonte një ligj kundër vetes. Por njerëz me të shkuar kriminale na detyruar në vijmë në këtë ditë dhe ata do të votojnë kundër vetes.
Nëse nuk do të ishte për presionin ndërkombëtar, ky ligj nuk do të votohej as sot. Kush i futi në parlament për çfarë arsyesh? Na duhet të kërkojmë një ndjesë, se ata ju imponuan me forcë partive tona dhe kjo damkë nuk do t’i ndahet këtij kuvendi për shumë dekada. Përgjegjësia nuk është kolektive, por vetëm personale e atyre që i sollën në kuvend i lyen me buzëkuq i bënë make-up politik për të na detyruar ta pranojmë këtë shëmti si normë politike. Duke u bërë deputetë, funksionarë publik që paguhen me taksa këta u kthyen në model për shoqërinë, të jesh i fortë i paprekshëm. Një modë që rrezikon të na infektojë si shoqëri dhe më shumë se ne të rinjtë që po ikin nga Shqipëria. Ne i themi të rinjve të Shqipërisë mos përdorni mendjen, por muskujt, vrisni, vidhni, trafikoni, përdorni drogë, se kjo është mënyra më efikase për të marrë një post publik dhe ndoshta edhe për të ardhur në parlament. Kemi krijuar një model të cilin sot do ta ndëshkojmë me votë.
Çdo parti përveçse të drejtojë duhet të ketë rol edukativ, pedagogjik, ajo ndërton modele. Të bësh karrierë e të vish këtu ku jemi n e kemi deformuar këtë model. Ky ligj do vazhdojë të jetë i paplotë dhe i pazbatueshëm për sa kohë që burimet e kësaj shëmtie nuk ka gjasa të rregullohen. S’mund të pretendosh që një lum të jetë i pastër kur përrenjtë janë pis. Partitë tona janë përrenjtë e këtij parlamenti. Nuk është shoqëria, nuk është Shqipëria, por partitë politike që furnizojnë parlamentin sot. Përsa kohë nuk janë demokratike, nuk votohen, nuk zgjedhin dhe nuk zgjidhen, mbushen me parregullsi, sigurisht këtu do të vijën të fortit, se partitë nuk janë fare demokratike. Me votën e njerëzve të thjeshtë të inkriminuarit nuk mund të vinin këtu. Ata janë emëruar, me votë s’do kishin
Edhe unë jam pjesë e një partie të tillë, që ka 3-4 vjet as voton as zgjedh njeri, fut njerëz me listë, pa listë, të pandehur, të dënuar, të pandershëm, me vendim gjykatë, sepse në partinë time nuk ka votim, nuk respektohet asnjë rregull dhe kjo është kosto për Shqipërinë. Në partitë tona po ndodh nëse ke para hynë, nëse nuk mëson të japin një punë, nëse ke dhunuar dikë fiton, nëse ke nder humb, nëse rreh atë që mendon ndryshe nga ty je i paparë. këto janë partitë tona politike. në këtë parlament ka më shumë armë sesa libra për fat të keq, nuk ka më shumë ekonomistë por spekulantë, nuk ka juristë po ka me shumicë të burgosur, nuk ka inxhinierë por ka njerëz që kanë bërë ndërtime pa leje. Kjo do të vazhdojë për sa kohë partitë tona të jenë demokratike. Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë duke kriminalizuar kuvendin.
Ka shumë vjet që unë e kam bërë dallimin xixëllonjë dhe dritë. Ka deputetë që pa pikë arsye e kanë kthyer në alibi mbrojtje atë që ka ndodhur, e kanë kthyer në argumentin që ne i ftuam banditët se donin të rrëzonin banditët e tjerë. Unë e përçmoj, e refuzoj, se të thuash ftuam banditët për të rrëzuar banditët e tjerë është racist, ky i heq shqiptarëve mundësinë se nuk kanë aftësinë të rrëzojnë banditët pa u bërë palë me banditët.
Xixëllonjat që rrinë te balli i Partisë ku është ndryshimi me dritën. Fëmijët e fshatrave kur duan të gjejnë derën e banjës vënë xixëllonjë në ballë, por kjo nuk është dritë. Xixëllonja të ndihmosh banjën, ndrita ndriçon popullin