Kuvend/ Berisha: Tirana mos të ndërhyjë, opozita kosovare nëse do të bëjë guerilasin të dal në mal

493
Për herë të parë ish kryeministri Sali Berisha reagoi sot në lidhje me situatën politike në Kosovë.
Nga foltorja e Kuvendit deputeti demokrat dënoi veprimet e opozitës kosovare duke i quajtur guerrilase. Gjithashtu i kërkoi qeverisë të mos mbajë linjë partiake dhe të mos bëjë asnjë hap.
Berisha: “Në cilin parlament hidhen bomba me gaz lotsjellës, apo kryhen veprime guerrrilase. Do të bësh guerrilasin dil në mal por jo në sallën e parlamentit. Dënoj ndërhyrjen e Tiranës në cështjen e Kosovës. Keni lëvizur në linjë partiake, por ju them të mos lëvizni fare. Të mos përzihemi. Për fatin e tyre dhe tonin ishte John Kerry. Ai solli mesazhin e tij dhe të Obamës dhe nuk ka nevojë për ndërhyje të jashtme që nuk shërbejnë. Keni bërë deklarata të njëanshme”
Sigal