Kuvend/ Berisha: Reformat e qeverisë anti-ligjore, eksodi shpërbërje e kombit

452
TIRANË – Në seancën e sotme plenare ish-kryeministri, Sali Berisha, pasi ka akuzuar qeverinë se të gjitha reformat që po ndërmerr po varfërojnë e po zhysin më shumë në mjerim shqiptarët, është ndalur për të folur për ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitarë. Duke folur për këtë ai u shprehur se këto ndryshime i shtojnë më shumë varfërinë familjeve shqiptare, duke akuzuar Kryeministrin Rama se është paguar miliona lekë për këtë ligj.
“Ligji i arsimit të lartë. Kryeministri është paguar miliona për atë ligj. ligji edhe ashtu siç ishte kishte nevojë për reformë por jo kështu. Ju premtuat se do rrisni punësimin por rritët vetëm buxhetin tuaj familiarë. Kërkoni që ligjin ta shtyjni derisa studentët të hyjnë në auditore e më pas ta miratoni. Ju kërkoni të zhysni në barra familiarët për të paguar shkollat e fëmijëve, duke i zhytur kështu në varfër”, tha Berisha.
Sigal

Ora 13:20 Pollo: Gjuha që po përdoret nga Kryeministri Rama për kandidatët e PD-së për bashki është e papranueshme

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, teksa ka marë fjalën kur po diskutohej marrveshja e grantit me BERZH për Bypass-et rrugore ka thënë se është shumë e rëndësishme që të gjitha marveshjet të cilat nëshkruhen të ndikojë në nxitjen e investimeve.
“Marveshja financiare të cilën nëshkruajmë të ndikojë në nxitjen e investimeve. Të ndikojë mbi klimën garantuese të sistemit ligjorë. Të dhënat janë në pikiatë për shkak të një situate ekonomike të vështirë që vijon prej 6 vitesh për një sërë arsyesh. Kjo varfëron investimet e huaja, sjell varfëri e eksod”, tha Pollo.
Më tej teksa fliste për reformën në arsim, ish-ministri i arsimit Pollo u shpreh se pa një brez të ri të edukuar është e vështirë që ekonomia të zhvillohet.
“U premtua që do kishte rritje arsimi profesional por kjo është vetëm gënjeshtër. Shifrat në ëeb-sit e ministrisë janë këto: Në vitin 2013 janë rreth 6170 nxënës të cilët u rregjistruan në shkollat profesionale. Ndërsa, në vitin 2014 janë rregjistruar 50810 nxënës, pra një numër më i vogël. Ja ku është rezultati i reformës së rilindjes”, tha Pollo
Më tej duke folur për zgjedhjet e 21 qershorit, Pollo u shpreh se gjuha që po përdoret nga kryeministri Rama është e papranueshme. Ai e kishte fjalën këtu për deklaratat e Ramës, ku ai ka thënë se votat për kandidatët e PD-së nuk i shërbejnë as “dreqit”.
“Ajo që po dëgjojmë në këtë fushatë elektorale e para me Ramin si Kryeministër dhe Metën si Kryetarë të Parlamentit, të cilët janë të parët për të futur duart në kutet e votimit. Ai thotë që mos i cconi votat tek opozita se janë vota të krimit, të dreqit. Kjo është gjuha me të cilën ata flasin. Si mund ta quajnë njerëzit këtë komunikim, si mund ta quaj BE-ja. Një alternativë e cila në demokraci është parësore, ai thotë që nuk i shërben as dreqit. Si ta quaj unë këtë njeri që ambicia e pushtetit i ka mbyllur sytë, i ka shtrembëruar edhe gjuhën. Cili është morali i një demokracie që të durojë këtë shprehje të rëndë.Po të kishte qënë më normal ai mund të kritikonte alternativat e opozitës, kandidatët e saj dhe të lavdëronte të tijerët. Por ai zgjedh të thotë vetëm :”ata nuk i duhen as dreqit”. Dhe marveshjet me berzh dhe ndryshimet në ligje ne jemi dakord por ky nuk është problemi, por problem janë këto që ne themi”, shprehet Pollo.

Ora 13:05 Bode: Projektligji është për tu dukur sikur qeveri punon

Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode deklaroi se edhe pse flitet për ndërtimin e dy By­Pass­-eve të Fierit dhe Vlorës, nuk ka nisur ende puna për zbatimin e projektit. Sipas tij, ky projektligj është bërë që të duket sikur qeveria po punon.
“Projektligji është bërë për të mbushur rendin e ditën dhe të duket sikur qeveria po punon. Ju po sillni në Kuvend fonde për t’u rivotuar. 1 miliardë dollarë është rritje e buxhetit të shtetit, ka rritja e taksave. Janë rritur shpenzimet e luksit të qeverisë. Në Korçë ngrihet një kullë me frëngji, sikur të ishte kushedi. Kjo ka bërë që ekonomia të shikojë në pikën minimale të saj, në pikën zero”, tha Bode.
Ora 12:50 ­Mediu: Për çfarë fondesh flet kryeministri? Sot janë absurditete deklaratat e Ramës
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga foltorja e kuvendit pohoi se Kryeministri, Edi Rama po bën deklarata absurde nga qytetet e shqipërisë, ku po mban turet e tij elektorale, ku i është referuar vizitës së tij në Berat. Sipas Mediut, fondet e këtyre projekteve janë paratë e qytetarëve shqiptare.
“Në Berat, kryeministri tha se pas disa viteve shumë shpejt nuk do kishte familje beratase që ta përballonin dot fluksin e turizmit. Ndaj beratasit do ia ofronin turistëve, këto janë absurditetet. Dhe kur thoshim se hanim me lugë floriri, por sot janë absurditete. Do shijojnë pedonalen, që kryebashkiakut iu deshën 8 vite për ta bërë? Edhe në Durrës, për vite të tëra, sot kryebashkiaku do bëjë rrugë pa fund, se është i shkurtër dhe e kap kryeministri. Për çfarë fondesh flet kryeministri dhe ku i gjen ai paratë? janë paratë e shqiptarëve që duhet të kthehen në investime. Përse bëhet buxheti? apo për ti dhënë rrugë zhvillimin ekonomik. Nëse pushteti lokal do të varet nga tekat e qeverisë dhe kryeministrit, pse duhet të ekzistojë ku pushtet. Apo dhe bashkitë e drejtuara nga PD?”, tha Mediu.
Ora 12:20 Topalli: Kumanova është në rrezik eksplozioni, Rama duhet të mbajë qëndrim
Ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli kritikoi Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin për heshtjen ndaj ngjarjeve në Kumanovë. Ajo i ka kërkuar kryeministrit të ndërpresë fushatën dhe të shkojë në parlament e të mbajë një qëndrim për Kumanovën.
“Maqedonia është në prang të rrokullisjes dhe duhej të thuhej një fjalë nga kryeministri i vendit, kryetari i Parlamentit. Është ngritur një Parlament Europian, janë ngritur të gjithë aleatët partnerët me deklarata e vepra, po ne Parlamenti shqiptar pse nuk gjetëm një fjalë të themi për atë që po ndodh në Maqedoni. Aty ku kemi motrat e vëllezërit tanë. Maqedonia është në rrezik eksplozioni dhe kjo nuk e bën të paprekshëm Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit, pa folur për shqiptarët që janë aty. Unë e di që ju lëndoheni kur shikoni shtëpitë e shqiptarëve të bombarduara, të rrafshuara, po njerëzit vriten, apo dikush përdoret për pushtetin e dikut tjetër. Unë i kërkoj Kryeministrit Edi Rama të lërë fushatën të vijë këtu dhe të shpjegojë shqiptarëve për qëndrimin e tij për situatën në Maqedoni që mund të ketë implikime direkte dhe ndoshta të shpejta në rajon dhe në vendin tonë”,-tha Topalli
Ora 12: 30 Bumçi: Tregëtarët ambulantë dje fitonin pak sot janë drejt falimentimit
Në emër të kreut të grupit parlamentarë të Partis Demokratike, Aldo Bumçi nga foltorja e parlamentit është shprehur se tashmë të gjithë tregëtarët ambulant trajtohen si biznes i vogël, çka bën që ata të paguajnë më shumë taksa. Ai u është referuar tregëtarëve të lezhës duke u shprehur se po të shkosh atje ka tregëtarë që për 3,4 ditë nuk kanë shitur asgjë dhe kjo ndikon në varfërimin e mëtejshëm të tyre
“Nga 20 mijë lekë të vjetër në muaj, tregëtarët ambulantë, në qytetin e Lezhës, të cilët tashmë trajtohen si biznes i vogël, paguajnë 95 mijë lekë në muaj. Vjet për festa në tregun e Lezhës askush nuk blente. Po të shkosh edhe sot ka tregëtarë që për 3,4 ditë nuk kanë shitur asgjë. Të gjithë këto familje sot konsumojnë më pak sepse duhet të paguajnë më shumë taksa. Deri dje ata mbroheshin nga fasha e energjisë, por sot nuk mbrohen më dhe paguajnë më shumë energji elektrike. Këta do të paguajnë taksë qarkullimi më të madhe, gjë që u rrit koston e transportit të mallrave. Sot në Lezhë janë 300 famile të cilat nuk përfitojnë më ndihmën ekonomike. Kam një thirrje për Ministrin e Financave që ti trajtojë këta familiarë që operojnë në tregun e lezhës por edhe në të gjithë shqipërinë si tregëtarë ambulant, tu heqi taksat. Është shtuar numri i të papunëve. Mbyllja e ndërtimeve ka bërë që shumë qytetarë të dalin të papunë. Shumë qytetarë sot paguajnë taksa më të mëdha edhe ambulantët paguajnë 5 herë më shumë. Nëse dje ata arrinin të fitonin pak sot janë drejt falimentimit”, tha ai.
Ndërsa përsa u përket punimeve që po bëhen për rikonstruksionin e sheshit në qendër të Lezhës, ai është shprehur se për këtë shesh janë hedhur 3 milion euro, ndërkohëqë nuk ishte i nevojshëm ky rikonstruksion. Me këtë shumë, sipas tij mund të ishin bërë shumë punë të tjera për qytetin e qytetarët të cilat janë emergjente.
“Sheshi i Lezhës sot janë hedhur 3 milion euro. Ai ishte në nga më të bukurit. Lezha kishte nevoja të tjera më emergjente. Dhe investimi në këtë shësh nuk ishte i nevojshëm nuk shërben për asgjë. Këto 3 milion euro mund të ishte shtruar një rrugë, mund të ishte investuar në projekte antipërmbytje por u përdor për shëshin ku gurët dekorativë do të vijnë nga Italia. Kryeministri Rama tha para disa ditësh nga Lezha votoni drejtimin e duhur, që për të është kryetari i bashkisë së LSI-së. Po në të gjithë këto vite qytetarët e Lezhës kanë pasur vetëm humbje dhe ka fituar vetëm kryetari i bashkisë i cili herë kërcen në një krah e herë në krahun tjetër të partive. Vullneti i lirë i qytetarëve të Lezhës për Kryeministrin nuk ka vlerë. Ai ishte një mesazh dëshpërues që një kryeministër e jep kur nuk ka më asnjë shpresë e asnjë vlerë”, tha Bumçi.
bumci
Ora 12:10 Beqaj: Misioni i vetëm i opozitës, të bëjë “pis” zgjedhjet
Reformat në shëndetësi dhe ecuria e tyre kanë qënë ndër cështjet e diskutuara sot në seancën plenare në kuvend.Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj në hyrjen e fjalës së tij ka akuzuar opozitën se misioni i saj i vetëm është të bëjë pis zgjedhjet.
Beqaj renditi të gjitha arritjet e qeverisë për këtë reform duke i vërtetuar ato me shifra e me fakte se është bërë realitet heqja e tvsh për barnat ,kontrolli falas për banorët,dhe se janë vënë në përdorim paisjet e shtrenjta diagnozifikuese.
“Është krejt normale që në kuvend brënda rendit apo jashtë të flitet për shëndetësinë por besoj se pas 20 muajsh duhet të themi dhe faktet që vertetojne se me reformën në shëndetësi jemi në drejtimin e duhur.E gjeteëm më tepër se 40 milion dollar borxhe, mungonin barnat materialet,furinitore refuzonin të furnizonin spitalet dhe paisjet e shtrenjta ishin jashtë funskionit.Borxhet u shlyen,ska me borxhe Do ta heqim tvsh dhe e beme realitet”- u shpreh ministri Beqaj
Ai nuk la dhe batutat pas duke iu drejtuar Jozefina Topallit gjatë kohës që ajo fliste nga vëndi : “Jozefina mos pi cigare në ambiente publike “
beqaj
Ora 11:55 Kumbaro: Në një javë bëmë 3-fishin e aktiviteteve me të njëjtin buxhet si në vitet e qeverisjes së PD-së
Seanca e sotme plenare është shoqëruar dhe me një varg polemikash e diskutimesh ku ndër to është përfshirë edhe java e kulturës e cila është drejt mbylljes në kryeqyteti. Ka qënë ministria e kulturës Mirela Kumbaro, e cila e ka vënë theksin në angazhimin e qeverisë në këtë drejtim .
“Qeveria në këtë javë të jashtëzakonshme të kulturës ka bërë trefishin e aktiviteteve dhe me të njëjtin buxhet krahasuar me vitet e qeverisjes së djathtë,-ka theksuar gjatë fjalës së saj sot në foltoren e kuvendit Ministria e Kulturës Kumbaro 
“Vetëm në 2014 Teatri Kombëtar ka shitur 3 fishin e biletave dhe ka dhënë 25 premiera më shumë se vitet e shkuara dhe ka pasur dhe yje të shquar të skenës shqiptare si Inv Mula,Ermonela Jaho e shumë të tjerë” –tha Kumbaro në seancën e sotme
Ora 11:20 Berisha: Ju nuk keni bërë asnjë reformë, të gjitha projektet i kemi nisur ne
Nga foltoria e parlamentit ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë reforëm e cila përmirëson jetën e qytetarëve, duke i quajtur antireforma.
“Ti ndërpritet rroga deputetëve që gënjejnë. Dështimi i kësaj qeverie ndjehet në çdo zemër, mend, vuajte dhe është bërë pantotenike Andre, e gjithkundgjetshme. Ato që ju numëroni për arritje janë shkallë e lartë e cinizmit njerëzorë. Të quash arritje reformën e pensionit se u zgjatët 2 vite pensionin njerëzve më të vuajtur rtë kontinenti se u shkrinë si skllevër, ky është një cinizëm ekstrem. Unë nuk do të reagoja kështu nëse do të kishit shtuar 2 vite moshën e dalies në pension për atë që lindën në vitin 1992. Si qenka reformë kur ju e dini që qindra e mijra burra kanë jetuar si sllevër në koperative dhe kanë marë vetëm 10 qindarka. Ndaj dhe ju atyre u thoni që do punoni edhe 2 vite e më pas do të merni pensionin. Dy rastet kur shqipëtarët kanë kërkuar azil janë ambasadat dhe ky i tanishmi ku qeveria ka dështuar totalisht. Shqiptarët po ikin sepse atje të paktën ushqim dhe ilaçe ka. Por, prap atje janë më mirë krahasuar me mjerimi që i zhytët ju këtu. Nga 40 që kanë qenë më parë, sot janë 200 mijë shqiptarë në mjerim. Të jesh në mjerim do të thotë të përjetosh çdo ditë dhimbjen e madhe të urisë. E për çfarë ju duhen reformat këtyre njerëzve. Pse reformë është tu presësh bukën e gojës, reformë është të kalosh në ndihmë të pjesshme 23 mijë familje siç bën Velia juaj? Këto janë antireforma. Ju po shkatërroni qenien njerëzore në këtë mënyrë. Eksodi është shpërbërie e kombit, sepse një komb në eksod është në shpërbërie. Çfarë reformat bëtë që ja latë prodhimet të kalben atyre në korçë dhe në Lushnje. Sot shqiptarët marin 10% më pak nga çmernin para 2 vitesh, hoqët shpërblimet e fundvitit”, tha Berisha.
Berisha: Është bërë Surreli si me qen fshati i Don Korleones
“Po cfarë reformash bëtë ju që ja latë prodhimet fermerëve të Korcës dhe Myzeqesë ti kalbeshin, cfarë reformash më thoni? Kur sot shqiptarët marrin 10% më pak, pa llogaritur heqjen e shpërblimit të vitit, këto janë reforma? Po ju sa merrni? 5 herë më shumë…shkoni në surrel 1.5 mln euro. Është bërë Surreli sikur me qen fshati i Don Korleones. Ndiqni këta ministra se si janë pasuruar. Thotë që ja ka bërë dasmën mamaja. Po shih se çfarë thotë ky: Punët e mira bëhen pa lekë fare. Sipas tij punët e mira bëhen duke vjedhur. Këto janë antireforma.
Ora 11:05 Bogdani: Problemi sot në shqipëri është moszbatimi i ligjit
Gjatë fjalës së tij, në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani u ndal tek problemet që ekzistojnë me ligjin shqiptarë. “Në shqipëri sot ligjet nuk zbatohen. Sepse më shumë rëndësi ka maliqi sesa ligji”, tha ai.
Më tej, ai komentoi edhe atë që ndodhi dje në Muzeun Hstorik Kombëtarë, ku në momentin që mori fjalën kryeministri, Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin e Ministrisë së Brendshme për prezantimin e “Komisariatit Dixhital”, u ndërpre energjia elektrike.
“Kryeministrit dje u përpoq të inauguronte dixhitalizimin, por harroi se në radhë të parë duhet ratifikojë energjinë. Policia nuk është ajo që duhet. Ajo duhet të ratifikohet pasi kemi pasur shumë raste ku ajo ka dhunuar qytetarët, nuk është policia që qytetarët duan. Kjo polici gjobit dhe dhunon qytetarët e ndershëm dhe lë të sorollatën të lirë nëpër rrugët kriminelët”, tha ai.
Ndërsa përsa i përket ilaçeve të cilat hyjnë në tregun shqiptarë ai u shpreh se duhet të ketë një kontroll më të madh dhe kjo të mos bëhet në bazë të interesave të ministrit.
“Me ndryshimet në ligj sot lejojnë që të hynë në treg lloj lloj ilaçesh dhe lloj lloj teserash dhe këto sepse kështu do ministri, sepse ka interesa. Sot ambulanca nuk shkon atje ku ka nevojë pacienti, ndërkohë këta kurohen në spitalet më të mirë të botës sepse i kanë xhepat plot me para. Në shqipërinë virtuale shqipëtarët nuk marin ndihmën ekonomike sepse është më e rëndësishme mbushja e xhepave të ish ministrit. Në mendjen e qeverisë, shqipëria virtuale është e ndritur, por shqipëria reale është ndryshe, është ajo ku shqiptarët ikin, ku varfëria është më e madhe. Vetëm për agallarët e rilindjes shqipëria është e mirë ndërsa shqiptarët e thjeshtë sot jeton më keq” tha Bogdani.