Kuvend, Berisha-Ramës: Mos përdor çakej kundër meje, hajde më dil përballë

478
TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka “sfiduar” kreun e qeverisë së majtë Edi Rama që qëndronte ulur në vendin e shefit të kabinetit ndërsa në foltoren e Kuvendit ishte duke folur lideri historik demokrat.
Ndërsa Berisha ishte duke hedhur akuza kundër kryeministrit Rama, Taulant Balla ka ndërhyrë për një moment nga ulësja e deputetit…Kaq mjaftoi që deputeti demokrat të “sfidojë” kryeministrin duke i thënë se nëse ka ndonjë mesazh për t’i dhënë, t’ia thotë përballe dhe të mos përdorë “çakejtë”të cilët i komandon me mesazhe.
Sipas Berishës, Balla ndërhyri pasi Rama ia kërkoi me mesazh.“Nëse ke diçka, dil përballë e mos përdor çakej e papagallë”, tha Berisha. 
“Bashkëdrejtues i mazhorancës ke një përgjegjësi të madhe, se nëse i përmbahesh kushtetutës në minimumin e minimumit, këtë akt të djeshëm të qeverisë nuk mund ta lejojë, që të arrijë të shkrijë komisionin e votuar në parlament, Ka dy vite kjo ishte marrëveshja e parë konsensuale konkrete. Ky burracak e ka bërë këtë akt se ka tmerr testin e drogës”, tha Berisha.
Ndërhyn Balla: 
Berisha: Mbylle gojën ti je një i akuzuar për përdhunim, mbylle gojën, jam në parlament. Nëse një i akuzuar për përdhunim lejohet të më ndërpresë fjalën nxirrini edhe përdhunuesit e tjerë nga burgu dhe i sillni këtu. 
(I drejtohet Ramës) Ca është ku që i fut çakejtë këtu, e ka modë, dil fol vet këtu .
Sigal