Kuvend, Berisha për pr/ligj për komandimin ne FA: E bën Ramën Sulltan

544
Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se ministrja Kodheli duhet të kërkojë falje publike për ndryshimet në projektiligjin për autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA.
“Kodheli të kërkonte ndjesë publike për ndryshimet antikushtetuese vetëm e vetëm që Edvini të bëhet Sulltan dhe të merrte funksionet që ka krytari i shtetit. Ky ligj u hartua në një kohë kur ministër i Mbrojtjes ka qenë Pandeli Majko dhe u miratua nga maxhoranca socialiste dhe asnjë nuk e lëvizi për 8 vjet. Ndryshimet janë të turpshme dhe nuk mund t’i kaloni pa një falje publike” tha Berisha.
Berisha duke iu referuar kabinetit qeveritar tha: “Po më dukeni si qeveria e Gates por Gatja burrë më i mirë se ju”
Kuvendi diskuton Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”
Sigal