Kuvend/ Berisha i përgjigjet Ramës: O injorant Bypass i Shkodrës nuk ishte digë, por autostradë

509
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish- kryeministri Sali Berisha ka folur për përmbytjet dhe i është i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi opozitën për projektin e By Passit të lumin Buna në Shkodër kur ishte në pushtet. Berisha tha se By Passi i Shkodrës nuk ishte një digë, por autostradë dhe u shndërrua në digë për të mbrojtur Shkodrën.
“O injorant, o injorant.. Digat shpëtuan Shkodrën. Pa hapjen e digave në Shkodër do ishte bërë gjëmë e madhe. By passi Shkodrës nuk është një vepër e preferueshme. By passi i Shkodrës nuk ishte një digë, por autostradë. By pasi u shndërrua në digë sepse ky ishte synimi për të mbrojtur Shkodrën. Ti nuk di të lexosh… Çështja e përmbytjeve është jetike.
Do thoja një fjalë të rëndë, por janë disa zonja këtu.., Ju krijoni hipokrizi për të mbrojtur Balilin. Në makinë me Orest Sotën ka qenë edhe Saimir Tahiri. Çoi Don Agacin për t’i nxjerrë dokumentin nga Prokuroria e Katanias. Merrni videon e ditëlindjes së tij në lokalin e kunatit si hedh vallen Oresti si krushk i parë”- tha Berisha”-tha Berisha.
Sigal