Kuvend, Berisha: Frroku në Tiranë, por s’e prek njeri, Shullazi mori garanci nga Rama

435
Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se Arben Frroku ndodhet në Tiranë i lirë por se prek njeri sepse “kryebanditi, kryemobi I detyrohet kokë e xhep atij”.
Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se për lirimin e Arben Frrokut treshja gjykatëse kanë marrë nga gjysmë milioni euro.
Në replikë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se refuzonte modelin e përgojimit që bente deputeti demokrat Sali Berisha.
Sali Berisha: Në Shqipëri çdo ditë e më fuqishëm, po sundon ajo që në kohërat modern quhet mobokraci, pra sundim banditësh. Banditi nga rruga vendoset në fron, ose banditi I dikton çdo gjë atij që sundon.
E vërteta është se ky vend drejtohet gjatë këtyre dy viteve tërësisht nga banditët. Nga Shullazët në rrugë, parlament, Shullazët në qeveri, dhe nga kryeShullazi në krye të qeverisë.
Por si e bazoj këtë?
Ka një akuzë më të rëndë se kjo. Unë nuk do doja kurrë të bëja akuzë të tillë.
Marrim Arben Frrokun. Një treshe gjykatësish politikë, pasi qeveria e mobokrabëve bëri një mijë manovra me dëshmitarin okular të ngjarjes. I dërguan vrasësit në shtëpinë ku e mbanin të fshehur, pasi i çuan vrasësit dhe I thanë kokën ose dëshminë ai qëndroi në dëshminë e tij.
Treshja politike e shpalli të pafajshëm I besoi vrasësit dhe jo dëshmitarit.
Ndonjë mund të thotë që nuk është vepër e Edi Ramës, por e tre gjykatësve që morën nga gjysmë milioni euro për këtë vendim. Të shkojmë pak më tutje, sepse dhe ky variant mund të ishte. Porn ë mobokraci problem është se klasa e banditëve sundon vendin.
Por më pas Arben Frroku u lirua, u shndërrua në një aleat të menjëhershëm të PS-së, dhe në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama iu tha mbathja, dhe të nesërmen kur do të bëhej gjykimi ai iku. Falangat e krimit e liruan të kalojë në Muriqan pa vulë shtetërore. Për banditët nuk ka ligj, ligjet janë letër. Shteti fqinj e bllokoi duke I thënë se nuk mund të kalosh.
Por më pas mopokrati ministër apo mbimistër mori në telefon policinë e vendit fqinj dhe I tha kaloje se nuk ka problem. Është i yni,është I pastër, kryevrasësi I komisarit, e këtu derdhni lot për policë. Hipokrizia është maska më e shëmtuar e fytyrës tuaj
Shko deklaro pak shtëpinë tënde tek garda si e ke marrë. Ai ka zgjedhur të sundojë me banditë dhe mbi banditët
E nis për në Kubë, rezulton të jetë në Tiranë, i lirë, por s’e prek njeri, sepse kryebanditi, kryemobi I detyrohet kokë e xhep atij .
Po marrim banditin tjetër. Rëndom e kam quajtur Saimir Tahirin, Saimir Shullazi, po e dini dinamikën e këtij raporti. 4-5 muajt e fundit Shullazi është ashtu dhe kështu me Edi Ramën, takon Edi Ramën, ka marrë garanci dhe imunitet të plotë. Kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës policia e arrestoi i gjeti armë në makinë, e gjeti të qëlluar, I gjeti 5 miëj dollar, mijëra euro, por u lirua menjëherë pa pritur rezultatin e laboratorit.
Replika e Saimir Tahirit:
Saimir Tahiri: “Ky njeri që dinte se im atë u merrka me drogë, nuk dinte që kishte baxhanak, dhe nuk ekzistonte Gërdeci në hartë.Nuk dinte që i biri, që e ka në shtëpi, merrej me tregti armësh dhe la 26 të vrarë. Refuzoj modelin e Berishës. Meqë ka pasur familjen e vet thuajse një bandë që merret me tregti armësh dhe e bija me sekserlliqe tokash mendon se të gjithë familjet janë marrë ashtu jo nuk është e vërtetë.
Ti njeriu që di çdo gjë për familjet tona nuk dije asgjë për djalin e vajzën tënde?! Është e padrejtë të përgojosh. Je përgojorja më e shkëlqyer në parlament.
Unë detyrën time e jetoj për ti shërbyer njerëzve ti detyrën tëndë e ke për ti shërbyer yt biri e vajzës tënde. Ti ke modelin tënd”
Kam shkuar në prokurori për djalin tënd, vajzën tënde, për disa ministra.“Unë di që ke përfituar nga mungesa e sistemit të drejtësisë, dhe prokurorësi. Yt bir nuk është pyetur një herë të vetme. Ky që sot e keni bicim kryetari tek SHQUP e sot bën si gjel, kur u faktua vjedhja e rrugës së Kombit bënte si pulë. Ndërkohë që ky tjetri që e përjashtove nga lista e deputetëve dhe e vure diku tek siguria e bëre sepse nuk të mbrojti vajzën
Sigal