Kuvend, Beqaj rendit reformat në shëndetësi

71
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës plenare të ditës së sotme, vuri në dukje rëndësinë e arritjeve dhe problematikave në shëndetësi. Më tej ai foli edhe për dy sëmundjet kryesore, duke theksuar se është bërë shumë edhe në drejtim të sëmundjeve kardivaskulare dhe tumorale. Sipas tij, janë rritur me 50% ndërhyrjet invasive të zemrës. 

“Unë besoj se sot, pas 20 muajsh, shqiptarët po e vërtetojnë se falë reformës në shëndetësisë, ne jemi në drejtimin e duhur. Sigurisht, që hapi i parë ishte të rivendosnim normalitetin, sepse e gjetëm shëndetësinë me 40 milion dollarë borxhe. Ndërkohë që mungonin barnat dhe materialet mjekësore, furnitorët refuzonin të furnizonin pa marrë pagesën ende. 

Qeveria jonë shleu borxhet dhe borxhe të reja nuk janë krijuar dhe spitalet janë furnizuar me barna, materiale mjekësore dhe pajisje diagnostifikuese janë vënë në punë. Ne u angazhuam që do të hiqnim TVSH e barnave dhe shërbimeve mjekësore dhe e bëmë realitet. Tashmë barnat nuk jam më shtrenjtë sesa vendet e origjinës. Flasim për të njëjtat barna dhe alternativa”, tha Beqaj.