Kuvend/ Basha i përgjigjet Ramës: Bën përshesh batutash kur s’ke argumente

116
Gjatë ditës së sotme salla e Kuvendit ka shpërthyer në të qeshura, teksa kreu i PD, Lulzim Basha po bënte disa llogari dhe po lexonte disa shifra për 3 inceneratorët që pritet të ndërtohen. Kreu i PD ka replikuar sërish duke thënë se Rama bën batuta kur nuk ka argumente.
“Dëgjoni të njëjtën përshesh kur s’ka argumente. Nuk paskan qenë 400 milionë, por 350 milionë euro. Shpëtoi tani. Duro, duro mos u ngjir. (i drejtohet Ramës) Përsheshi i batutave tregon se lodra në dorën e Edi Ramës nuk është lodër, por Shqipëria. Shqipëria nuk mund të jetë lodra e tij. I bëj thirrje çdo shqiptari të mos jetë indiferent dhe të reagojë. Buxheti nuk është një sënduk, por para nga xhepat tuaj. Janë 350 mijë euro tek një pronar i 3 inceneratorëve”-tha Basha