Kuvend/ A i ështe anulluar Berishës viza amerikane? Rama e sfidon: Sali a e kalon dot oqeanin?

544
Sigal

“A ka gruaja jote aksione te “ABI BAnk”? Kjo është pyetja me të cilën e ka sfiduar Sali Berisha Edi Ramën në parlament pasi për të njëjtën gjë e kishte sulmuar edhe Lulzim Basha.

Rama u çua nga tribuna e tij dhe në vend të përgjigjes së drejtëpërdrejt bëri një kundër pyetje: “Nëse gruaja ime do të kishte aksione Abi Bank kontrollohet nga institucionet amerikane mua nuk do të më lejonin te kapërceja oqeanin. Tani po pyes Berishën: Po ti a e kalon dot oqeanin”?

Këtë pyetje Edi Rama e ka përsëritur disa herë me radhë herë duke qeshur me qësëndi e herë duke lënë shumë aluzione që lidhet me një thashethemnajë të përhapur ditën e fundit se Sali Berishës dhe familjarëve të tij i është rrefuzuar viza për në ShBA. Duke iu referuar kësaj kryeministri Rama i hodhi një kunjë tjetër edhe dy javë më parë ne parlament duke i thënë Berishës: “Të ka ardhur nje mandatë që ti e di mirë Sali”.

Berisha u ngrit dhe u përgjigj me një gjyhe të dyfishtë se ai nuk i përgjigjet më ftesave zyrtare për jashtë, megjithëse nga Amerika i vijnë shumë ftesa.

“Nuk të pyeta a ke marrë ftesa, por a e kalon dot oqeanin” ia ktheu Rama duke bërë shumë më të fortë dyshimin se ish kryeministrit mund ti jetë rrefuzuar viza amerikane.