Kuvajtianët bashkojnë Ilir Metën dhe Bashën, në festën e tyre në Tiranë

557
Sigal

Festohet 54 Vjetori i Pavarësisë dhe 24 vjetori i Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit

Mbrëmë, ambasada e Shtetit të Kuvajtit festoi në Tiranë 54 Vjetorin e Pavarësisë dhe 24 Vjetorin e Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit nga pushtimi i rregjimit të Sadam Huseinit. Në këtë mbrëmje jubilare të ambasadës kuvajtiane në Tiranë, morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ishkryeministri Berisha, si edhe zv/kryeministri Niko Peleshi. Gjithashtu, morën pjesë edhe deputetë të PD-së, PS-së, LSI-së, përfaqësues të trupit diplomatik dhe personalitete, ishdiplomatë, etj. Pceremonia e hapjes së kësaj feste u shoqërua me ekzekutimin e himneve kombëtare të Kuvajtit dhe Shqipërisë. Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Najeeb Abdulrahman Al Beder mbajti fjalën e rastit. Pas fjalimit, ambasadori kuvajtian dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, prenë edhe tortën e festës. Vlen për t’u shënuar, se ambasadori i Kuvajtit, bashkoi, për herë të parë, pas 23 qershorit, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, të cilët, shtrënguan duart me njeri-tjetrin,  në momentin kur kryetari i PD-së Basha, takoi ambasadorin e Kuvajtit. Edhe ish-kryeministri Berisha u takoua me ambasadorin e Kuvajtit, por ndërkohë, Ilir Meta ishte larguar paksa nga ata, ndaj,  në këtë festë, nuk u dha më asnjë mundësi, që Berisha dhe Meta të kryqëzoheshin me njër-tjetrin.

Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Najeeb Abdulrahman Al Beder: Mirënjohje dhe vlerësim i thellë, që na nderoni

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e thellë që na keni nderuar me praninë tuaj sonte, për të festuar sëbashku 54 – Vjetorin e Pavarësisë dhe 24 – Vjetorin e Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit.Dëshiroj të theksoj se Festa Kombëtare përkon këtë vit me nderimin e Lartësisë së Tij, Emirin e Kuvajtit me titullin ” Lider Humanitar” dhe cilësimin e Shtetit të Kuvajtit si qendër globale humanitare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, kjo në shenjë vlerësimi për rolin që ka luajtur Lartësia e Tij në ndihmë të shteteve dhe popujve të prekur nga katastrofat natyrore dhe konflikte të ndryshme.Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë celebron sot për herë të Katërt festën kombëtare të Kuvajtit që prej vendosjes së Ambasadës rezidente në këtë qytet të bukur në 2011, e cila nga ana tjetër pasqyron dëshirën e përbashkët të lidershipit të të dy vendeve për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e miqësisë, e shpalosjen e tyre në horizonte të reja.

Ndihma e Kuvajtit për Shqipërinë

2014 ka qenë një vit konstruktiv për Ambasadën tonë, gjatë të cilit Ambasada ka financuar dhe mbikëqyrur një numër projektesh zhvillimore me një vlerë të përgjithshme prej 10.000.000 €, duke përfshirë ndërtimin e shkollave, klinikave shëndetësore, qëndrave kulturore, qendër për autizëm etj. Projekte të tilla reflektojnë bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve.Bashkëpunimi ndërmjet Shtetit të Kuvajtit dhe Republikës së Shqipërisë është një model i bashkëpunimit midis shteteve të vogla dhe në këtë kontekst, populli kuvajtian kujton ende me mirënjohje të madhe qëndrimin e fortë e të drejtë të mbajtur nga Republika e Shqipërisë kundër pushtimit të Kuvajtit nga Iraku më 1990, ku zëri i Shqipërisë ishte i qartë, duke dënuar agresionion e ushtruar.Gjatë kësaj periudhe të fundit kohore, ne kemi vënë re një shkëmbim të vizitave të nivelit të lartë mes Kuvajtit dhe Shqipërisë, të cilat kanë kontribuar në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Në mënyrë të veçantë do t’i referohem vizitës së sukseshme të Kryetarit të Parlamentit, Z. Ilir Meta në Shtetin e Kuvajtit, në muaj maj të vitit të kaluar, si dhe vizitës së Kryeministrit, Z.Edi Rama në nëntorin e kaluar. Në këtë drejtim, po përgatitemi për zhvillimin e punimeve të Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunim, që do të mbahet në Kuvajt, në fillim të muajit maj të këtij viti.Kam kënaqësinë të ndaj me ju, në këtë atmosferë festive Vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili ka emërtuar së fundmi rrugën e Zonës së re të Ambasadave Diplomatike me emrin “Kuvajt”. Në këtë aspekt, më lejoni të shpreh mirënjohjen e thellë për Kryetarin e Parlamentit, Z. Ilir Meta dhe qeverinë shqiptare për këtë iniciativë kaq domethënëse. Së fundmi, Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë shpreh aspiratën e saj për të konsoliduar më tej marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në dritën e miqësisë historike ndërmjet dy vendeve.

 Jakup B. GJOÇA