Kushtetueseja votoi 8 me 1 kundër Kokëdhimës

481
Edhe pse nuk është zbardhur i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, 8 anëtarë të kësaj gjykatë kanë votuar pro heqjes. Kundër ka qenë vetëm gjyqtari Sokol Berberi, i cili njihet si njeri i afërt i Fatmir Xhafës, kreut të Komisionit të Ligjeve. Deri më tani, ish-deputeti Kokëdhima nuk ka bërë asnjë reagim publik për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha, e ka cilësuar si një triumf të drejtësisë në Ditën e Europës. Vendin e Kokëdhimës në Kuvend pritet ta zërë biznesmeni Edmond Leka, kreu i PS-së në Vlorë.
Sigal