“Kushdo që do më dalë përpara do ta….”, kë po paralajmëron Tahiri?

520
Ish-ministri Saimir Tahiri paralajmëroi sot se do të përballet me çdokënd që do t’i dalë përballë pasi të fitojë të vërtetën e tij.
I ftuar në ‘Opinion’, teksa foli në konture dhe jo emra, Tahiri theksoi se kur t’i dalë ballë të vërtetës së tij do të luftojë përballë çdokujt deri sa të ketë frymë.
“Por të jesh i bindur që ia dalë vetes pa asnjë diskutim. Kushdo që mund të më dalë përballë, pasi të kem dalë të vërtetës, do më ketë përballë sa të kem gjallë. As është i koduar, as i fshehtë. Di të them që sot objektin më të rëndësishëm dhe dëshirën më të madhe time sot, është që të qetësojë tim bir. Nuk dua që ai kur të rritet të kthejë kokën pas dhe të më shoh me pikëpyetje.”, tha Tahiri.
Sigal