“Kush pengon zgjedhjet, nuk shkel më në SHBA”, Rama-deputetëve: Njerëzve tu bëhet këngë kjo

479
Sigal

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një porosi të qartë të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste, se zgjedhjet nuk do të shtyhen.

Ai ka sulmuar dhe opozitën, duke thënë se të gjithë ata që do të pengojnë procesin zgjedhor nuk do të shkelin në Evropë dhe SHBA.

Rama ka thënë të gjithë deputetëve që të shkojnë derë më derë, qytet më qytet, e fshat më fshat, komunikim për rreziqet e atyre që prishin zgjedhjet.

Më tej burime nga PS bëjnë me dije se Kryeministri ka thënë se deputetët kanë për detyrë që tu thonë njerëzve se kush cënon procesin zgjedhor nuk shkel më në BE dhe në SHBA.

“T’ju bëhet këngë kjo”, mësohet të ketë thënë numri një i qeverisë.

Këto deklarata të Ramës janë bërë gjatë mbledhjes se Grupit Parlamentar, gjatë të cilës ka dhënë porosi të qarta për nisjen e fushatës së zgjedhjeve.