Kush është gjyqtarja që “ngujoi” Saimir Tahirin brenda Shqipërisë

565
Gjykatësja që mori vendimin final për të ngujuar brenda Shqipërisë, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është Liljana Baku.
Pasi dëgjoi për 60 minuta pretendimet e Tahirit dhe avokatit të tij mbrojtës, Maks Haxhia, gjykatësja e Krimeve të Rënda mori vendimin për të lënë në fuqi masën e bllokimit të pasaportës së ish-ministrit Tahiri, due i ndaluar kështu udhëtimin jashtë shtetit.
Por përveç këtij vendimi të marrë sot, Baku njihet si një nga gjyqtaret që ka gjykuar çështje të rëndësishme penale.
Një ndër to është edhe ajo e Nezar Seitit, i etiketuar si financieri i “Habilajve”.
Baku ka gjykuar edhe çështjen “Xibraka”, ndërsa mbahet mend për refuzimin e kërkesës ndaj Ermal Hoxhës vitin e kaluar për të festuar “Vitin e Ri” pranë familjes.
Sigal