Kush është Gent Cakaj, shqiptari i Kosovës që zëvendëson Ditmir Bushatin

949
Sigal

Gent Cakaj është një nga prurjet e shumta pas strategjisë së Edi Ramës për të afruar në qeverinë e tij, edhe emra të spikatur të shqiptarëve të Kosovës.

Në Korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.

Cakaj fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme dhe posaçërisht, për çështjet e Bashkimit Europian.

Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme.

Ndërsa sot ai është zgjedhur të drejtojë, një nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë ‘Rama 3’, duke zëvendësuar Ditmir Bushatin.