Kush e pengoi Arbitrazhin me Bankers? Manjani shënjestron Ramën

484
Ish-ministri Manjani, pas lajmit se ai është përgjegjës për mos-hapjen e çështjes me Bankers Petrolium nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbirazhit, me anë të një reagimi për Opinion.al, ka sqaruar se përgjegjësinë shtetërore e ligjore për të mbrojtur shtetin në çdo procedrurë gjyqësore, e ka Avokatura e shtetit dhe jo Ministria e Drejtësisë.

Manjani tregon, se kohë më parë, e ka bërë të qartë se përzgjedhja e studiove të avokatisë ashtu siç propozohej ishte pa konkurrencë dhe që linte shteg për abuzime.

Për rastin në fjalë shteti nëpërmejt AKBN kishte përzgjedhur me parë një studio avokatie dhe nuk ishte bindëse që të zgjidhej një studio e re pa vlerësuar më parë suksesin e firmës ekzistuese. Por në çdo rast kjo përgjegjësi nuk i takon Ministrit të Drejtësisë”, thekson ai, duke thënë se për shkak se ka respektuar ligjin nuk ka marrë asnjë vendim.

Ish- ministri thotë ndër të tjera se, si ministër Drejtësie ka propozuar një VKM për të disiplinuar përzgjedhjen e studiove të avokatisë në mënyrë transparente, profesionale dhe me sa më pak kosto.

Për sa më shumë informacion, përse kjo VKM nuk u miratua, duhet t’u japë informacion Këshilli i Ministrave. Aty duhet kërkuar edhe përgjegjësia nëse shteti humb këtë gjyq”, – përfundon reagimin ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke hedhur fajin tek Kryeministria.

Reagimi i plotë i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani:

Njoftim: U njoha nepermjet faqes suaj Opinion.al, per nje lajm te Tv Klan, sipas te cilit, une paskam qene pengesa apo aresyeja qe shteti po humb arbitrazhin me Bankers!
Deshiroj tu sqaroj si vijon:

Pergjegjesine shteterore e ligjore per te mbrojtur shtetin ne cdo procedure gjyqsore e ka Avokatura e shtetit dhe jo Ministria e Drejtesise.
Ne respekt te ligjit dhe i vendosur per te mos lejuar asnje abuzim ne perzgjedhjen e studiove private te Avokatise, nuk ka miratuar asnje procedure per perzgjedhje studiosh nga Avokatura e shtetit. Sic e kam bere te qarte edhe me pare, perzgjedhja e studiove te avokatise ashtu sic propozohej ishte pa konkurrence dhe qe linte shteg per abuzime!
Per rastin ne fjale shteti nepermejt AKBN kishte perzgjedhur me pare nje studio avokatie dhe nuk ishte bindese qe te zgjidhej nje studione re pa vleresuar me pare suksesin e firems ekzistuese. Por ne cdo rast kjo pergjegjesi nuk i takon Ministrit te Drejtesie.
Si minister i drejtesise, propozova nje vkm per te disiplinuar perzgjedhjen e studiove te avokatise ne menyre transparente profesionale dhe me sa me pak kosto. Por kjo VKM nuk u miratua asnjehere dhe jo epr fajin tim! Per me shume informacion perse kjo vkm nuk u miratua duhet tu jape informacion Keshilli i Ministrave. Aty duhet kerkuar dhe pergjegjesia nese shteti humb kete gjyq.
Se fundi, Ju falenderoj qe sillni ne vemendje kete ceshtje sepse eshte vertete serioze dhe meriton vemendje publike gjithahtu.
Sigal