Kur Lali Eri të vjen me rruspë në pragun e shtëpisë

455
Sigal

Për kryebashkiakun e Tiranës ai është një “projekt fantastik”, që duhet të zgjatet, zgjerohet dhe bëhet atraktiv, por për banorët e zonës është “vdekja për së gjalli”, pasi po humbin banesat e tyre, pa marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.

Një tjetër vatër e rrezikshme protestash dhe mllefi, pas atyre të banorëve të Unazës së Re, po ngjizet në pjesën tjetër të qytetit, në afërsi të Bregut të Lumit, ku pritet të mbyllet bulevardi i ri.

Mëngjesin e sotëm zyrtarucë të bashkisë, bashkë me fadromistë mësynë në zonë për të rrafshuar me tokën dhjetëra banesa, por të paktën për sot u shkoi rruga bosh. “Jeni më keq se serbët, këtu nuk kaloni lehtë, do ketë gjak”, reaguan banorët që nuk kursyen gurë e mjete të tjera mbi efektivët e policisë, të cilët u detyruan të tërhiqen, deri në një urdhër të dytë, apo thirrjen e përforëcimeve.

Dhunë, terror dhe shkelje ligji që mbulohen nga mashtrimet e një personazhi tashmë të kthyer në Zot të kryeqytetit, Lali Erit të Tiranës. Bëhet fjalë për 38 banesa të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit dhe familjet dalin në rrugë të madhe.

Plaga sociale tashmë është zhvendosur, duke nxitur reagimin e fortë të banorëve, që rrezikojnë të mbesin pa banesa dhe për më shumë në “mëshirën” e të pamëshirmshmit Veliaj. Ky i fundit u ka ofruar bonos social, ndërsa “lan duart” duke u shprehur se Bashkia Tiranë është vetëm zbatuese e projektit, ndërsa dëmshpërblimi dhe trajtimi i mëtejshëm i takon Ministrisë së Infrastrukturës.

Një pjesë e banorëve që u prekën nga loti 1 dhe 2 i bulavardit të ri, nuk janë dëmshpërblyer me vlerën reale të tregut, ndërsa të tjerë nuk janë përfshirë fare në skemën e dëmshpërblimit.

Forca e shtetit po bie mbi banorët, të cilët kanë vendosur të mos lotojnë dhe luten që Lali të “verë dorën në zemër”, por të luftojnë për mbrojtjen e banesave. Nuk janë pjesë e krimit, por drejt krimit po i dërgon Lali, ky njeriu i “butë” që pasi nuk i ecën manipulimi malinj mediatik, tregon dhëmbët. Në fillim përdori “Ukën nga Tropoja” në Unazën e Re, si një qytetar të mirë që e prishi vetë banesën, kur nuk i eci edhe kjo i quajti shpellarë protestuesit, ndërsa kur shpërtheu skandali i tenderit të zgjerimit të rrugës së Unazës së Re, heshti.

Fjala e Veliaj është urdhër dhe policia është e gatshme në çdo moment në shërbim të kryebashkiakut. Për Veliajn ata banorë që sot reaguan me forcë në mbrojtje të banesave janë “shpëllarët 2”, por nën delirin e sigurimit si kandidat për mandatin e dytë, Valij po ndan popullsinë në kategori. Të varfrit dhe të ardhurait i konsideron shpellarë që nuk duan zhvillimin, që janë të “dashuruar me zhulin”-sikurse e pohon shpesh, ndërsa bota oligarkike është shtresa që duhet të sundojë sipas tij.

Kur Veliaj flet për zbatim ligji dhe zhvillim kjo nuk është e njejtë kur bëhet fjalë për oligarkët, ish-trafikantët biznesmenë dhe Rilindasit e lidhur me botën e krimit. Për të ngritur një kompleks të madh pallatesh dhe shërbimesh Veliaj i devijoi rrjedhën edhe Lumit Lanë, ndërsa në rastin konkret u ofron banorëve lëmoshën e banesave sociale apo kredinë e butë.