Kupola e “Rilindjes” që kontrollon qarqet kryesore

501
Ka vite që qytetarët, kryesisht ata që kanë lidhje jetike me një vend pune në shtet dhe që shpesh e kanë blerë atë, si dhe opinioni publik në qarqet kryesore, shprehen çdo ditë se “në qarqet kryesore gjithçka lidhet me një klan të korruptuar, një bandë kollaresh, pjellë e ‘Rilindjes’ e cila vendos për çdo gjë, për tenderat, fondet, blerjet, shpenzimet, punësimet, ofertat, etj”. Gjithçka është e kapur nga ata, nuk mund të vendosë asnjë drejtues pa marrë miratimin e tyre, nuk mund të firmosë asnjë drejtues pa marrë më parë “ok” e tyre, nuk mund të shpallet asnjë tender nga asnjë drejtues pa pyetur ata, pasi “ata” janë kudo, në arsim, shëndetësi, punësim, investimet publike, në zyra dhe kudo, ata kanë bizneset e tyre që gjithmonë “fitojnë” edhe kur dalin në renditje të pestët, duke dirigjuar gjithë jetën e përditshme të lëvrimit të milionave. Ata apo siç quhen nga qytetarët “banda e kollareve të Rilindjes” ka miq të përhershëm politikanë, deputetë, drejtorë drejtorish, ministra, zv/ministra, këshilltarë ministrash, drejtues të bashkive, thërret në takime ‘pune’ drejtues vendorë dhe qendrorë, pasi bëhet fjalë për para, dhe jo shkallën hirarkike. Kjo e fundit në takimet e tyre nuk ekziston fare. Listat e punësimeve, listat e largimeve, listat e tenderimeve, listat e ndarjes së fitimeve dhe përqindjeve, listat e drejtuesve dhe zv/drejtuesve, madje edhe listat e delegatëve janë bërë dhe u bënë nga ata, “kollaret” e partisë. 

Moda e re së bashku me “Rilindjen”
Kjo modë, duket sikur ka lindur bashkë me Rilindjen, ka lindur bashkë me ata që deklaruan së fundi se “po pastrojmë Shqipërinë”, kjo modë e re drejtimi ka lindur si nevojë e pasurimit të atyre që erdhën si të babëziturit, sikur zbritën nga malet. Banda e “kollareve të Rilindjes” drejton dhe mblidhet sistematikisht në çdo rast kur ka kriza, kur ka probleme, kur ka trazira, kur ka rrebelime, kur ka nevojë për të larguar nga rradhët e tyre ndonjë që ka nisur të filtrojë me organet e pakontrolluara ende prej tyre. Kjo bandë e “kollareve” ka kapur prej gryke gjithë jetën e qytetit, biznesin, punësimin, zyrat e shtetit, uniformat e shtetit, organet kontrolluese që veprojnë në këtë qytet, duke dirigjuar madje edhe ajrin që futet në mjediset e shërbimit për qytetarët. Kjo situatë ka krijuar ankth dhe shqetësim serioz tek qytetarët e qarqeve kryesore të vendit dhe kryesisht në Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë, Berat, etj. Ardhja e “Rilindjes” fillimisht tek qytetarët është dukur si një “risi” e cila do të sillte ndryshimin, punësimin, investimet, do të largonte frikën, do të çelte dritën jeshile për të spastruar institucionet dhe zyrat e tyre nga kodoshët dhe të korruptuarit. 

Zhgënjimi pas tre vjet qeverisjeje

Por sot pas afro 3 vitesh qeverisje, qarqet kryesore dhe qytetarët e atij qyteti ndjehen më të zhgënjyer, ndjehen më të trembur, ndjehen më të strukur, ndjehen më gojëkyçur, ndjehen më të pashpresë për të nesërmen, pasi kudo përballen me një grusht njerëzish që u dalin përpara dhe u marrin zërin, erëzin, vendin e punës, biznesin, dhe u mohojnë të drejtat si njerëz. Çdo ditë flaken në rrugë njerëz që kanë patur 25 apo 35 vite punë, dhe zëvëndësohen nga militantë që u shërbejnë makanikisht njerëzve të kësaj “kollareve të Rilindjes”, çdo ditë mbyllen me dëshpërim dhjetra biznese të ndershme pasi konkurrohen nga biznese të reja që janë pjesë e “kollareve”, çdo ditë ushtrohen presione dhe dhunohen persona që flasin me mllef për hallet dhe problemet e tyre të pazgjidhura, apo korrupsionin në rritje në institucionet e shtetit, çdo ditë dhunohen fizikisht dhe psikologjikisht persona që indinjohen ndaj uniformave të shtetit që janë bërë ortakë me bandën e “kollareve të Rilindjes”, çdo ditë dënohen persona që denoncojnë shkeljet ligjore të atyre që në vend të japin drejtësi, e mohojnë atë pasi porositen apo urdhërohen nga ajo celulë. 

Banda e “kollareve” kontrollon gjithçka

Gjithçka jetësore në këtë qytet të plakur nga hallet dhe problemet, është mbërthyer keqas nga banda e “kollareve të Rilindjes”, e cila ka blerë dhe po ble gjithë pasuritë e tij, po nxjerr në ankand gjithë arsenalin e pasurive të përbashkëta, duke shkelur ligjet dhe duke bërë miliona në emër të ligjeve. Ka afro 3 vjet që qytetarët e e qarqeve kryesore, ata hallexhinjtë, nuk gjejnë drejtësi, nuk gjejnë ngrohtësi, nuk gjejnë qetësi, nuk gjejnë një vend pune, nuk gjejnë një derë të shtetit të hapur, nuk gjejnë një celular deputeti të hapur. Kjo atmosferë mbytëse, kjo situatë e rënduar psikologjike që po shoqëron jetën e përditshme të shumicës së familjeve në qarqet kryesore, padyshim ka përballë kastën e një grushti njerëzish që sa vijnë dhe pasurohen, sa vijnë dhe bëhen me prona pa kufij, që po blejnë gjysmën e qytetit, që sa vjen dhe bëhen edhe më të pushtetshëm, duke patur padyshim edhe mbrojtje politike. Kjo e fundit ka gjetur tek ky grusht njerëzish, burimin e parave, mbështetjen morale dhe politike e cila u duhet në rrethe, për të mos lejuar rrebelimin e bazës, apo për të qenë të gatshëm për çdo kundërpërgjigje ndaj çdo rrebelimi të veçuar. Banda e “kollareve të Rilindjes” nuk bind, por largon cilindo që nuk pranon të ecë me ritmin e saj, që nuk pranon të firmosë, vulosë, duartrokasë dhe pranojë se 2+2=5, madje ajo i ndëshkon ata edhe më keq. Së fundi, edhe delegatët e kongresit, (shumica asnjë ditë anëtarë partie) prej andej dolën, prej andej u miratuan, prej andej u betuan se në 19 mars “do të votojmë për kryetarin që kemi dhe jo kandidatin për kryetar”. 
Sigal