Kupola e PD në qendër shiti drejtuesit e PD në Korçë

746
Profesor Gjergji Mero, rektor i Universitetit “Fan Noli” ishte kandidati më dinjitoz i Partisë Demokratike për Bashkinë e re të Korçës, madje mund të thuhet se çdo kandidaturë tjetër e përfolur për zgjedhjet vendore, që sapo lamë pas, përfshi këtu edhe kryetatarin aktual të Partisë Demokratike, Andrea Mano, jo vetëm që nuk do të mundeshin të zgjonin ndonjë shpresë te elektorati i djathtë, por në të njëjtën kohë do t’i shkaktonin atij një humbje katastrofale, që përveçse nuk do ta harronte dot lehtë, nuk do të ishte pa pasoja edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo është kaq e vërtetë sa nuk mund të bëhet dot ndryshe. Gjithashtu është i vërtetë fakti që askush nuk dëshironte të ishte kandidat për kryetar bashkie. Të gjithë përgjonin me ankth se kujt do t’i mbetej në derë kjo ofertë. Atij që do t’i varej “këmbora” ishte i sigurtë se në përfundim të zgjedhjeve do të merrte edhe turpin e humbjes. Madje thuhet se brenda Partisë Demokratike të Korçës, përzgjedhja e kandidatit për Bashkinë e Korçës ishte shndërruar në lojë kungulleshkash: “Pse të jem unë dhe të mos jesh ti!” Gjithkush prej tyre e dinte se në çfarë gjendje ishte katandisur Partia Demokratike e Korçës. Së paku, edhe sot e kësaj dite ajo figuron e përçarë dhe e copëzuar së paku në pesë grupe. Më keq se kaq nuk ka ku shkon një parti e madhe si Partia Demokratike, e cila në Korçë ka prekur fundin e saj. Fatmirësisht, ai që pranoi të konkuronte në emër të Partisë Demokratike dhe t’i jepte asaj dinjitet, ishte rektori i Universitetit “Fan Noli”, Gjergji Mero, për të cilin elektorati i djathtë i është mirënjohës për 17,249 votat e siguruara me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim maksimal, të cilat nuk lejuan fundosjen e frikshme të Partisë Demokratike të Korçës, e cila si subjekt mori vetëm 9,898 vota. Cilat janë arsyet e kësaj gjendjeje po i shpjegojmë më poshtë.
Fredi Olli
Partia Demokratike e Korçës do të niste të merrte tatëpjetën e frikshme drejt humbellave të mëdha e të padëshiruara, që me largimin nga Korça të ish-kryetarit të saj, Fredi Olli, i cili u sistemua në kryeqytet. Sigurisht. fal punës së tij, Partia Demokratike e Korçës mundi të vijonte edhe për një farë kohe drejt rezultateve pozitive, por kjo gjë nuk mund të vazhdonte pafundësisht. Humbjet filluan të trokisnin. Nuk ishte më Olli, ai që e mbante selinë e Partisë Demokratike shtëpi të hapur për të gjithë. Gjatë asaj kohë ishin të shumtë ata që hynin dhe dilnin në zyrat e Partisë Demokratike, ata që vinin nga të gjitha fshatrat e Korçës që nga Panariti, Lekasi, Moglica, Vokopoja etj, pa përjashtuar këtu as banorët e fshatrave të Liqenasit. Kryetari i Partisë Demokratike i asaj kohë i njihte të gjithë me emër, njihte hallet e tyre dhe dinte t’u vinte në ndihmë. Më pas përzgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike u shndërrua në pazar. Në krye të saj nisën të vinin të gjithë ata që humbisin garën për kryetar bashkie: i tillë ishte Andrea Mano, i tillë ishte Gjergji Papa etj. Partia Demokratike u shndërrua në një institucin politik ku promovoheshin vetëm humbësit. Militantët e PD-së kalonin si në një paradë nga njëri zhgënjim te tjetri. Në krye të Partisë Demokratike vinin ata që përkrahnin tezat e konsujve grek, që thoshin se Korça është Greqi. Kjo ishte një goditje tjetër për njerëzit e ndershëm. Por nuk u mjaftua me kaq: Partia Demokratike e Korçës u kthye në një shtojcë të Partisë Socialiste. Kur PD-ja mbërriti në këtë pikë, në të njëjtën kohë u shënua edhe “vdekja” poltike e saj.
Prof. Dr. Elfrida Zefi
Askush nuk mund t’i shpjegojë dot arsyet pse po ndodhte kështu në Partinë Demokratike të Korçës, por ne e kemi një shpjegim. Kur nisi të kuptohej se në krye të Partisë Demokratike mund të vinte kushdo, qoftë edhe një humbës zgjedhjesh, qoftë edhe duke deklaruar se Korça është Greqi, atëherë ambicia për të ardhur në krye të saj, u zgjua te të gjithë anëtarët e PD-së, sigurisht edhe te ata që nuk kishin ndonjë meritë. Kjo është arsyeja që sot Partia Demokratike e Korçës përbëhet nga 5 grupacione me interesa klanore. Shembulli më i keq që i ofruan kësaj partie, drejtuesit kryesor të Tiranës, ishte mosvlerësimi i ish-rektores së Universitetit “Fan Noli”, prof. dr. Elfrida Zefi, ish-prefekte e Qarkut Korçë, e cila për herë të parë, fal përkushtimit të saj për zgjidhjen e halleve të njerëzve pa u kursyer për asnjë çast, dhe arritjeve që shënoi në të gjitha institucionet shtetërore, bëri të mundur që jo vetëm të rritej numri i votave në shkallë qarku, por në të njëjtën kohë të ngrinte në këmbë edhe rrethin e Kolonjës, i cili për 25 vjet me radhë e ka prezantuar veten si bastion i së majtës. Po cili ishte rezultati: emri i prof.dr Elfrida Zefi u vendos në fund të listës, ndërsa ata që kishin humbur zgjedhjet, si kanidat për kryetar bashkie, u vendosën në krye. Përfundimi është mëse i qartë: Partinë Demokratike të Korçës e shndërruan në Pazar vetë drejtuesit e saj në qenër, të ndihumar nga z. Genc Pollo. Tashmë gjithçka duhet nisur nga fillimi. Të njëjtin fat pati edhe pedagogia e universitetit “Fan Noli” Jonela Spaho, e cila si duke parë se nuk po gjente vlerësimin e merituar e pa të udhës të jepte dorëheqjen.
Gjergji Mero, alternativa e reale e PD-së
Në zgjedhjet për pushtetin vendor u shënuan këto rezultate: PS, mori 15.725 vota, PD, 9898 vota dhe LSI: 6797 vota, ndërsa si koalicioni ASHE, 28.404 vota dhe APPD, 12.490 vota. Pjesëmarrja në votim shkoi në 41.89%. Në këto zgjedhje, Gjergji Mero mori 17.249 vota, kurse Sotiraq Filo, 25.343 vota. Në shkallë qarku ASHE siguroi 84.524 vota dhe APPD, 39.554 vota. E perkthyer në mandate, e majta merr 8 deputetë dhe e djathta 4 deputete. Në vitin 2013 rezultati ka qenë 7 me 5 ne favor të koalicionit të majtë. Pra, e djathta dhe koalicioni i saj janë në minimumin e tyre historik, por në njëjtën situatë ndodhet edhe PD, e cila në realisht nuk ka asnjë rritje nga viti 2011 dhe viti 2013. por nëse do tu referoheshim peripecive në të cilat ka kaluar Partia Demokratike e Korçës, rezultat mund të ishin shumë më të këqija nga sa u shënuan në zgjedhjet e fundit. Ai që shpëtoi nderin e PD-së vetëm në saj të emrit të tij. është profesori Gjergji Mero, i cili mori përsipër edhe dështimin e mundshëm që parashikohëj nga të gjithë, por që nuk nguroi të jepte gjithçka për partinë demokratike dhe dinjitetin e saj. ndaj një gjë mund të thuhet me siguri. Mero mbetet alternative e vërtetë e partisë Demokratike, përkushtimi i tij mund të bëhet faktor për nxjerrjen e PD-së nga kriza ku është gremisur.
Sigal