Kultivimi i kanabisit, Rama takon ambasadorët Lu dhe Vlahutin në Kryeministri

526
Sigal

Për mediat,
opozitën, madje edhe një pjesë të vetë mazhorancës, çështja e kanabisit është
kthyer në një problem.

Kryeministri Edi Rama do
zhvillojë një takim pasditen e sotme me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, në godinën
e kryeministrisë.

Mësohet se takimi i kreut të
qeverisë me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë,
Romana Vlahutin është çështja e kanabisit.

Paraditen e djeshme, Presidenti
Bujar Nishani, teksa tha se kanabisi është kthyer në një burim kriminaliteti në
rritje, njoftoi se shumë shpejt do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
për çështjen e kultivimit të kanabisit.

Ndërsa, Kryeministri Edi Rama
gjatë pasdites, paralajmëroi
bojkotin e Këshillit të Sigurisë dhe sulmoi edhe një herë mediat
,
nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook