Kultivimi i kanabisit/ Ministri i Drejtësisë Manjani: Nëse duhet, të dalë edhe ushtria në terren për ta luftuar

429
Sigal

Gjatë analizës 1-vjeçare të punës në krye
të ministrisë së Drejtësisë, ministri Ylli Manjani ka folur edhe për problemin
shqetësues të kultivimit të kanabisit në vend.

Duke parë
përmasat që ka marrë kjo çështje, Manjani ka deklaruar se nëse është e nevojshme
në terren duhet të dalë edhe ushtria për të luftuar fenomenin e kultivimit të
kanabisit.

Sipas
ministrit, për fat të keq ka një bindje që ky fenomen ekziston dhe për këtë
duhet një reagim i fortë dhe proporcional.

“Për fat të
keq, ka një bindje që është fenomen i përhapur. Po qe nevojshme për të dhënë
një efekt reagues propocional do të dalë edhe ushtria. Nga ky fenomen ose
ndahemi tani që sapo ka filluar, nëse ndodh më vonë do të jetë shumë e
dhimbshme. Nuk është biznes që siguron mirëqenie, por varfëri. Forcat policore
duhet të jenë në gatishmëri dhe duhet të luftojnë fenomenin. Nuk ka rëndësi ca
thotë Italia, pasi te njerëzit ekziston ky perceptim” deklaroi ai.

Deklaratat e
Manjanit, vijnë një ditë pas kreu i LSI-së dhe kryeparlamentari Ilir Meta u
shpreh se problemi i kanabisit është kthyer tashmë edhe në një problem
ndërkombëtar.Gazeta Telegraf/