Kulisat e kryeministrit Rama, me kryeparlamentarin Ruçi, për skandalin “Xhafaj”

526
Skandali që ka përfshirë ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, me mbrojtjen që i ka bërë vëllait të dënuar për trafik droge në Itali dhe më pas mbulimin e tij, në trafiqet e drogës gjatë këtyre viteve ka vënë në vështirësi dhe nën presion kryeministrin Rama. Kryeministri Rama, gjatë 4-vjeçarit të parë, sa herë kishte krizë politike mazhoranca, shkonte përherë në kryesinë e Parlamentit, për të gjetur kompromisin me kryetarin (e atëhershëm) e LSI-së Ilir Meta. Edhe, dje, kryeministri Rama, sikundër ka bërë deri tani, i ndodhur në krizën më të madhe politike, të qeverisjes së tij, përballë protestës së madhe të Opozitës më 26 maj, shkoi dhe takoi në Kryesinë e Kuvendit, Gramoz Ruçin, edhe pse Ruçi është në varësinë e tij politike te PS-ja. Deri tani Edi Rama ka vazhduar ta mohojë audio-përgjimin dhe më pas, duke i quajtur të stisura të gjitha videot dhe dëshmitë, sërish në deklaratat e tij ka pësuar një tërheqje. Rama nuk është më aq i sigurt siç ishte ditën e parë të reagimit të tij për skandalin “Xhafaj”, ku tha se e kishte vërtetuar që zëri nuk ishte i Agron Xhafajt. Kryeministri Rama kërkon nga Ruçi, mënyrën sesi ta largojnë nga posti i ministrit Fatmir Xhafaj. Dihet tashmë që Ruçi i përket klanit kundërshtar të Ramës, është me anën e Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Rama, si mjeshtër i kulisave politike, kërkon që thyejë kundërshtitë e Ruçit për largimin e Xhafaj nga posti i ministrit. Gramoz Ruçi, natyrisht, do ta shfrytëzojë këtë kërkesë të kryeministrit Rama, duke i kërkuar “kompensimin” politik.
Sigal