Kukulla e Ramës dhe personazhi i famshëm i Portokallisë, në krye të Task Forcës për pronat në bregdet

157
Dyshimet dhe akuzat e shumta nga media dhe opozita, se Edi Rama po bën “goditjen finale” nëpërmjet një plani për të uzurpuar në favor të miqve dhe klientëve të tij gjithë tokat e bregdetit shqiptar, janë përforcuar shumë me lëvizjen e fundit të tij.
Tashmë po del qartë se çfarë synon kryeministri me lëvizjen e re për pronat në bregdet, pas një vendimi të qeverisë për të pezulluar kthimin dhe regjistrimin e tyre te pronarët, apo për ata që i kanë në përdorim, si dhe ngritjen urgjente të një Task Force nën justifikimin e një verifikimi rrënjësor. Planin e Ramës e nxjerr zbuluar, edhe personi që ai ka emëruar në krye të kësaj Task Force. Bëhet fjalë për një personazh tashmë të famshëm, edhe nga skeçi i suksesshëm i Portokallisë; “Ë ku qëndron problemi këtu?!”; Briseida Shehaj.
Por më shumë se kaq, ajo është e famshme sepse që në fillim të qeverisjes së Rilindjes, Shehaj së bashku me Elisa Spiropalin u emëruan nga Rama në krye të dy institucioneve të rëndësishme, si Tatimet dhe Doganat. Që të dyja rezultuan jo vetëm një dështim spektakolar profesional, por edhe të akuzuara me fakte për ngritjen e korrupsionit në sistem në këto dy institucione kyç për financat e vendit.
Shehaj kishte marrë përsipër te Tatimet premtimin më madhor të Ramës së porsaardhur në pushte; atë të goditjes së informalitetit në ekonominë shqiptare. Ajo jo vetëm që dështoi në këtë drejtim, por edhe ngriti një skemë klienteliste-favorizuese për një grusht biznesesh afër kryeministrit, si dhe u shqua për harbutëri dhe shkatërrim të institucionit për aq kohë që e drejtoi.
Pavarësisht nga të gjitha këto, “Ë ku qëndron problemi këtu”, është përzgjedhur së fundmi nga Edi Rama që të drejtojë “Goditjen finale”, kapjen e bregdetit të Shqipërisë. Për të vetmen arsye; është një kukull besnike në duart e kryeministrit dhe kjo mjafton.
Lajmin për këtë emërim të paprtitur dhe rikthim në skenë pas shumë kohësh të Shehajt pas përzënies që i bëri Arben Ahmetaj sapo u zgjodh ministër i Financave, e dha dje Artan Lame gjatë një konferencë për shty për çështjen e operacionit mafioz, që Rama ka nisur me pronat në bregdet.