Kuksianët presin me protesta kryeministrin Edi Rama

494
Sigal

Pas qytetarëve të Hasit, edhe të rinjtë dhe qytetarët e Kukësit e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili sot u ndodh për vizitë në qytetin e Kukësit. Me qindra qytetarë kuksianë janë mbledhur në shesh dhe kanë protestuar kundër Edi Ramës dhe taksave të tij. Të rinjtë u grumbulluan para sallës ku kryeministri Rama mbajte fjalim dhe brohoritnin:‘Rama ik, Rama ik, Turp, turp, turp’. Ndërkohë në drejtim të eskortës së kryeministrit qytetarët kanë hedhur dhe flakadanë. Është dashur ndërhyrje e forcave të shumta të policisë, të cilët nuk kanë lejuar turmën t’i afrohet kryeministrit. Në çdo qytet të Shqipërisë kryeministri Rama tashmë pritet me protesta, të cilat dëshmojnë se qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjen.